Перейти к содержимому

A rrezikon Shqipëria trazira si në Serbi? Rama: Ky është skenari ogurzi i atyre që…

RTV KLAN

0:00 / 0:00

A rrezikon Shqipëria trazira si në Serbi? Rama: Ky është skenari ogurzi i atyre që…

1 965 просмотров · 4 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 965 просмотров · 4 ч назад
Një tjetër pyetje e ngritur nga gazetarët ishte dhe nëse situata në Shqipëri mund të përshkallëzohet si në Serbi nga protestat. Kryeministri Rama deklaroi se vendi ynë nuk ka asnjë ngjashmëri me shtetin serb. Shtoi se kjo është teza, e atyre që kanë skenarë të tjerë për Shqipërinë. “Rasti i Shqipërisë nuk ka asnjë lloj lidhjeje me Serbinë. Kjo është teza e atyre që duan skenare të tjerë për Shqipërinë. Në lidhje me protestat, ne jemi deklaruar se jemi kundër dhunës në tubime dhe jemi pro protestave paqësore. Ne kemi bërë transparente të gjitha projektet, kemi prezantuar edhe programe, për ulje të çmimeve dhe taksave. Ekonomia jonë vetëm sa vjen e rritet dhe na bën të mundur që të ndërmarrim disa reforma për vendin. Tani që kemi rritje ekonomike, kemi mundësi për të shpërndarë më shumë. Dorëheqja e kryeministrit të zgjedhur demokratikisht nuk jepet nga revolta e disa personave, që nuk kanë asnjë ide, që t’ja vlejë. Jam këtu për Shqipërinë europiane. Dhe përfshirja e aktorëve të huaj në protestë është reale. Unë nuk kam thënë kurrë që protestat i organizoi Irani, por kam thënë se duart e regjimit kriminal iranian janë në shesh. Ka nga ata që nuk duan që Shqipëria të fokusohet në rrugën drejt BE-së, por duan që ne të merremi me historitë e panumërta që nxiten përditë dhe komentohen përditë”, deklaroi Rama. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #EdiRama #Shqipëria #Serbia #Protesta #Politikë