Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 2 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 2 Tetor 2026, ora 19:30 | Lajme - News

6 960 просмотров · 4 дн. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
6 960 просмотров · 4 дн. назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 2 Tetor 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines “Future Hospitality Forum”, Rama: synojmë një turizëm të nivelit elitar në Shqipëri Tirana mirëpriti edicionin e parë të forumit “Future Hospitality”, i cili bëri bashkë investitorë dhe markat më të njohura botërore të hotelerisë. Takimin e përshëndeti edhe kryeministri Rama, i cili tha se Shqipëria synon tashmë një turizëm të nivelit elitar. Zverneci, Rama: Vendi jo në shitje. Demokratët amerikanë ta mundin Trumpin në SHBA, jo në Tiranë Kreu i qeverisë hedh poshtë akuzat se, duke mbështetur investimet e huaja, po shet interesat e vendit. Rama thekson se demokratët amerikanë duhet ta mundin Trumpin në Amerikë dhe jo duke protestuar kundër investimeve në Shqipëri. Berisha: Rama shpopulloi vendin. 60% e shqiptarëve jetojnë jashtë Kreu i opozitës, Sali Berisha, akuzon kryeministrin Rama se është përgjegjës për shpopullimin e vendit. Nga Korça, ku vijoi foltoren e ripërtëritjes, ai tha se si pasojë e keqqeverisjes së socialistëve, 60% e shqiptarëve jetojnë jashtë vendit. Ndarja territoriale, debate në Ligjet. PD: Dy draftet të shkojnë në Këshillin e Europës Është shoqëruar me debate diskutimi për reformën territoriale në Komisionin e Ligjeve. Opozita kërkoi që të dy draftet t’i shkojnë për vlerësim Këshillit të Europës, por PS tha se ndarja e re territoriale duhet të jetë gati për zgjedhjet vendore. Presidenti i ri, Kurti takon kreun e PDK. Hamza: S’ka konsensus për temat e diskutuara Ka përfunduar sërish pa marrëveshje takimi mes Kurtit dhe kreut të PDK-së. Bedri Hamza tha se mes palëve nuk kishte konsensus për çështjet e diskutuara. Kosova duhet të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor, më pas shkon në zgjedhje. Përshkallëzohen protestat në Francë. Plagosen 300 policë dhe 100 nxënës Franca u përball sot me një ditë të vështirë, të mbushur me trazira dhe përplasje mes nxënësve dhe policisë. Nga dhuna, 300 policë dhe 100 të rinj mbetën të plagosur, ndërsa si pasojë e trazirave rreth 500 shkolla u mbyllën. Ndeshja me Finlandën, Maran: Një ekip i vështirë, të japim më shumë se 100% Kombëtarja luan nesër me Finlandën ndeshjen e tretë të Ligës së Kombeve, ku do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv. Trajneri Maran thotë se kundërshtari është një ekip i vështirë dhe kërkon maksimumin nga lojtarët. Sfida do të transmetohet në TV Klan. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/