Перейти к содержимому

Top News - Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top News - Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump

2 191 просмотр · 8 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
2 191 просмотр · 8 ч назад
Shtëpia e Bardhë ka hedhur poshtë zërat se Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, mund të largohen nga detyrat e tyre në kuadër të një riorganizimi të administratës Trump pas zgjedhjeve. Mediat amerikane kanë raportuar se ka kërkesa për zëvendësimin e Hegseth, veçanërisht për shkak të mënyrës se si ai e ka menaxhuar luftën me Iranin, e cila po konsiderohet si shkaku i humbjeve të rënda të Republikanëve në zgjedhje. Një ligjvënës republikan, mandati i të cilit po përfundon, ka kërcënuar se do të kërkojë një votim për shkarkimin e Hegseth, ndoshta që javën e ardhshme. Sekretari i Mbrojtjes publikoi një deklaratë me video, ku mbron punën e tij dhe e dënon këtë nismë. "E shihni, ata më sulmojnë mua. Na sulmojnë sepse jemi efektivë," tha ai. "Nuk do t'u funksionojë. Ne nuk do të tërhiqemi." Ndërkohë, Rubio i mohon raportimet se po mendon të largohet nga posti i tij përpara një kandidimi të mundshëm presidencial në vitin 2028. Të punuarit për Trumpin deri në fund të mandatit të tij ka qenë "gjithmonë plani im", tha Rubio për "The Neë York Times" në një intervistë. "Më pëlqen puna që bëj," u shpreh Rubio. "Dhe për më tepër, gjithmonë qesh kur thonë se ai do të largohet nga detyra. Unë pyes: 'Nga cila detyrë?'" Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit i SHBA-së i hodhën poshtë gjithashtu raportimet se Rubio mund të largohet pas humbjeve të kësaj jave në zgjedhjet e mesmandatit, duke i cilësuar ato si "lajme të rreme". Megjithatë, Sekretari i Mbrojtjes përballet me një të ardhme politike më të pasigurt. Si Trumpi, ashtu edhe Zëvendëspresidenti JD Vance, e kanë fajësuar luftën me Iranin për humbjet e Republikanëve, të cilat u dhanë Demokratëve kontrollin e plotë mbi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin e SHBA-së. Në një intervistë telefonike për "ABC Neës", Trumpi tha se kishte marrë "telefonata në lidhje me" Hegseth, por shtoi se kishte "ndërmend" ta mbante atë në detyrë. Më vonë, të enjten, ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se "Pete Hegseth ka bërë një punë fantastike" dhe renditi disa nga arritjet e tij, përfshirë arrestimin e liderit venezuelian Nicolás Maduro në janar, si dhe luftën me Iranin, e cila tashmë ka hyrë në muajin e saj të nëntë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Zgjedhjet#SHBA