Перейти к содержимому

Çfarë ndodhi në “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Vllaznia-Partizani 2-3

Shkodra Zone

0:00 / 0:00

Çfarë ndodhi në “Loro Boriçi” gjatë ndeshjes Vllaznia-Partizani 2-3

116 просмотров · 1 месяц назад
Shkodra Zone
5,64 тыс. подписчиков
116 просмотров · 1 месяц назад
Vllaznia pësoi humbjen e parë të sezonit në Abissnet Superiore, pasi u mposht 2-3 nga Partizani në një sfidë dramatike të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndeshja nisi keq për kuqeblutë, me Partizanin që kaloi në avantazh që në minutën e 4-t. Fadairo realizoi me një goditje të fuqishme nga distanca, duke mposhtur portierin Avram. Vllaznia reagoi dhe në minutën e 21-të riktheu baraspeshën. Pas një goditjeje nga këndi, Vata devijoi topin në portën e tij për rezultatin 1-1. Shkodranët patën mundësi edhe për të përmbysur shifrat, por Qirko ndali goditjen e Balajt. Në fundin e pjesës së parë, Partizani goditi sërish. Pas një kundërsulmi të shpejtë, Aliu shënoi për 1-2, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes. Vllaznia u rikthye më kërkuese në pjesën e dytë dhe në minutën e 57-të barazoi për herë të dytë. Pas një daljeje jo të saktë të Qirkos, Musta përfitoi duke dërguar topin në portën e boshatisur për 2-2. Kuqeblutë kërkuan edhe golin e tretë dhe në minutën e 79-të iu afruan ndjeshëm avantazhit, por Qirko dhe më pas Janjeva shmangën golin e vendasve. Sfida u vendos në minutat shtesë. Partizani fitoi një penallti, ndërsa Avram ndali fillimisht goditjen e Sidibes. Arbitri vendosi megjithatë përsëritjen e 11-metërshit për hyrje të parakohshme të Mustës në zonë. Në tentativën e dytë, Human mposhti Avramin dhe vulosi rezultatin 2-3. Një fund dramatik në “Loro Boriçi”, me Vllazninë që arriti të rikthehej dy herë në lojë për rezultatin pozitiv, por në fund doli pa pikë nga përballja me Partizanin.