Перейти к содержимому

Xhama të thyer e godina të shkatërruara, çfarë la pas protesta studentore para Ministrisë së Arsimit

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Xhama të thyer e godina të shkatërruara, çfarë la pas protesta studentore para Ministrisë së Arsimit

121 просмотр · 2 часа назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
121 просмотр · 2 часа назад
Një ditë pas protestës studentore të 13 tetorit, para godinës së Ministrisë së Arsimit, Klan News sjell pamjet e asaj se çfarë la pas revolta dhe përplasjet fizike me policinë. Gazetari Maksi Rama, para godinës së Ministrisë së Arsimit, tregon xhamat e thyer, oborri është mbushur me gurë e pllaka të shkulura e trotuare të shkatërruar. Përveç Ministrisë së Arsimit studentët hynë brenda dhe godinës së Bashkisë së Tiranës, ku ndezën flakadanë. Ajo që në fill të orës 14:00 u duk një protestë paqësore, ashtu sikurse ishim mësuar të shikonim prej majit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kaloi në një protestë të dhunshme. Studentë dhe qytetarë të cilët iu bashkuan revoltës, hodhën gurë e sende të forta në drejtim të godinës së Ministrisë. Çka solli më pas ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilët me ujë e gaz lotësjellës tentuan të shpërndanin protestuesit. Orët më pas, pasuan me përplasje të ashpra fizike mes protestuesve dhe policisë. Shumë protestues dhe disa efektivë mbetën të lënduar, ndërkohë që policia nisi shoqërimet. Deri ditën e sotme, 14 tetor, policia ka vënë nën hetim 49 persona dhe ka arrestuar 16 të tjerë. Pamjet e protestës bënë xhiron në rrjetet sociale, madje edhe në mediat botërore. Kryefjalë e pamjeve të publikuara u bë një djalë, të cilit iu thye këmba dhe u morr nga policët, dhe një student i cili shihet i lidhur te dera kryesore e ministrisë. Lidhur me këto raste të rënda, janë pezulluar nga detyra 4 efektivë dhe shefi i Rendit në komisariatin numër 1. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan