Перейти к содержимому

Top News - ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top News - ‘Para 4 orësh u aktivizua Neni 5 i NATO-s’ / Aleanca përgatitet për luftën e të nesërmes

43 359 просмотров · 13 ч назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
43 359 просмотров · 13 ч назад
Kanë kaluar katër orë që kur NATO aktivizoi Nenin 5 të aleancës, klauzolën e mbrojtjes së ndërsjellë. Një forcë armike ka ndërmarrë një sulm në tre drejtime, duke kaluar kufijtë ndërkombëtarë dhe duke hyrë në tre shtetet baltike. Boshti kryesor i avancimit drejtohet nga jugu përmes Lituanisë, ndërsa dy drejtime të tjera kalojnë përmes Letonisë dhe Estonisë. Gjenerali më i lartë i NATO-s ka marrë urdhrat e tij: të dobësojë, thyejë dhe zmbrapsë pushtimin. Depërtimi nuk duhet – dhe nuk mund – të bëhet i përhershëm. Skenari që po shpaloset këtu është, natyrisht, hipotetik. Por kjo nuk e bën atë më pak shqetësues për drejtuesit ushtarakë të mbledhur në bazën ushtarake Ādaži, në verilindje të Rigës, kryeqytetit të Letonisë. Ata kanë vendosur që NATO nuk mund të shpenzojë më vite të tëra duke zhvilluar kapacitete për të mbrojtur territoret e aleancës. Luftërat në Ukrainë dhe Iran kanë dëshmuar se teknologjitë dhe strategjitë mund të ndryshojnë brenda muajve, javëve, ditëve, madje edhe orëve. Komanda Aleate për Transformim e NATO-s, e cila mbikëqyr strukturën dhe kapacitetet e aleancës, është ngarkuar me detyrën për të ecur në hap me zhvillimet më të fundit ushtarake. Admirali Pierre Vandier, Komandanti Suprem Aleat për Transformim i NATO-s, thotë: “Kjo është një garë. Të gjithë ata që po vëzhgojnë luftën në Ukrainë po e shfrytëzojnë këtë mundësi për të zhvilluar mjetet e tyre. Kina po vëzhgon se çfarë po ndodh... dhe pikërisht për këtë arsye ne duhet të jemi pjesë e kësaj gare”. Dhe stërvitja do të testojë nëse aleanca mund të përshtatet me sfidat e luftës moderne dhe vëmendja është përqendruar në tre elementë; infrastrukturën digjitale të NATO-s, nismën shumështresore kundër dronëve dhe sistemet e gjeneratës së re për përcaktimin e shënjestrave. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Lufta#NATO