Перейти к содержимому

Mix perime me thjerrëza nga zonja Vjollca

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Mix perime me thjerrëza nga zonja Vjollca

38 003 просмотра · 6 лет назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
38 003 просмотра · 6 лет назад
Mix perime me thjerrëza Përbërësit: 1 qepë 3 thelpinj hudhër 2 karrota 2 patate 1 patëllxhan 1 kungull 1 degë selino 2 speca mix ngjyra ½ gotë thjerza jeshile 2 domate pak vaj ulliri kripë ,piper të zi dhe dafinë 2 lugë gjelle majdanoz I grirë 2 lugë gjelle uthull ( opsionale) Përgatitja : Shpëlajmë thjerrëzat dhe I vendosim për të zierë në tempeaturë mesatare. Pesë minua pasi të fillojë zierja, I largojmë dhe I kullojmë. Në një tenxhere ngrohim vajin dhe kaurdisim qepën të grirë hollë derisa të verdhet. Shtojmë hudhrat të prera në copëza dhe I trazojmë së bashku për 1 minutë. Fillimisht shtojmë perimet që duan më shumë kohë për zierje si përshembull karrotën,patatet, e më pas me rradhë selinonë, patëllxhanin, kungullin, specat, domatet, të gjitha perimet të prera në kubikë. Vendosim një gjethe dafine dhe thjerrëzat dhe shtojmë ujë baras me nivelin e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë turlin të ziejë me kapak të mbyllur për 15 minuta. Në fund, shtojmë uthull sipas shijes që preferoni dhe e shërbejmë duke e spërkatur me majdanoz.