Перейти к содержимому

Top News - 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top News - 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime

196 просмотров · 6 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
196 просмотров · 6 ч назад
Autoritetet greke njoftuan asgjësimin e një rrjeti të trafikimit të emigrantëve të paligjshëm përmes Shqipërisë. Grupi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në kufi të mbi 500 emigrantë dhe ka arkëtuar të paktën 750 mijë euro nga ky aktivitet. Gjatë një operacioni të zhvilluar në Selanik dhe në rajonin e Thesprotisë, pranë kufirit me Shqipërinë, u arrestuan dhjetë persona, mes tyre edhe një grua 33-vjeçare nga Shqipëria. Shtatë nga të arrestuarit janë shtetas grekë dhe dy të tjerë sirianë. Sipas policisë, rrjeti vepronte të paktën që nga qershori i vitit 2025 dhe kishte organizuar 41 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, duke trafikuar mbi 500 emigrantë, kryesisht nga Nepali, Jemeni dhe Kina. Emigrantët kalonin në këmbë përmes shtigjeve të vështira malore nga Shqipëria drejt Greqisë, siç duket edhe në pamjet që ka siguruar policia nëpërmjet dronëve me kamera. Në zonën kufitare të Thesprotisë, anëtarët e rrjetit i strehonin përkohësisht në banesa apo çadra të improvizuara, duke u shitur ushqime, ujë dhe karta telefoni me çmime tepër të larta. Më pas organizohej transporti i tyre drejt Athinës, Patrës dhe zonave bujqësore të Peloponezit, ku shumë prej tyre përfundonin duke punuar pa sigurime dhe dokumente të rregullta. Në disa raste, trafikantët u mbanin pasaportat emigrantëve derisa të shlyenin, përmes punës, borxhin e krijuar për transportin e tyre. Fitimet e paligjshme të organizatës përllogariten në të paktën 750 mijë euro. Gjatë operacionit u arrestuan edhe 21 emigrantë pa dokumente të rregullta qëndrimi, ndërsa u sekuestruan automjete, telefona, para dhe pasaporta. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Trafiku#Greqi