Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Byrek me patate dhe djathë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Byrek me patate dhe djathë nga Znj. Vjollca - Tv Klan

7 942 просмотра · 1 год назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
7 942 просмотра · 1 год назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. Brumi 450 gr miell 225 ml ujë 1 lç kripë 1 lgj vaj Mbushja 800 gr patate 1 qepë 1 spec i verdhë 1 spec i kuq 150 gr djathë të bardhë 1 vezë 1/2 gotë qumësht Kripë dhe piper i zi Fillimisht bashkojmë të gjithë përbërësit në një tas. Formojmë brumin, e punojmë mirë e më pas e lëmë të pushojë për 20 minuta. Më pas e ndajmë brumin në kuleçë në madhësinë e një veze dhe e lëmë të pushojë edhe për 15 minuta të tjera. Ndërkohë qërojmë patatet dhe i presim ato në kubikë me brinjë 0,5 cm. Patatet i skuqim me pak vaj sa të zverdhen pak. Por dhe mund ti piqni, të spërkatura me pak vaj duke i vendosur në një tavë me letër pjekje dhe i pjekim për 15 minuta në temperaturë 200 gradë. Në një tigan, kaurdisim qepën me pak vaj deri sa ajo të karamelizohet. Më pas shtojmë specat në kubikë të vegjël. I përziejmë për 3-4 minuta e më pas i bashkojmë patatet me qepën dhe specat në një tas. Shtojmë qumështin, vezët dhe djathin e thërrmuar. Byrekun mund ta bëjmë në role ose si zakonisht duke bashkuar 3 kuleçë të tyre me vaj dhe të hapura në një petë të vetme. Vendosim dy të tilla poshtë duke i lyer me vaj. Në mes vendosim mbushjen e në sipërfaqe vendosim një petë të vetme me 3 ose 4 kuleçë së bashku. E spërkatim në fund me vaj e më pas e pjekim në temperaturë 200 gradë për 25-30 minuta. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu