Перейти к содержимому

Arresti i ish-kreut të SHISH, Balla: Të hetohet deri në fund, PS nuk është avokate e askujt

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Arresti i ish-kreut të SHISH, Balla: Të hetohet deri në fund, PS nuk është avokate e askujt

1 580 просмотров · 16 часов назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
1 580 просмотров · 16 часов назад
Pas pyetjeve të gazetarëve lidhur me arrestimin e ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni, Taulant Balla deklaroi nga Kryesia e Kuvendit se Partia Socialiste nuk është avokate e askujt. Ai theksoi se mazhoranca nuk i komenton përmbajtjet apo copëzat e dosjeve të SPAK-ut dhe se çdo zyrtar duhet ta kontestojë masën e arrestit në rrugë gjyqësore. Balla ngriti shqetësimin për shifrat e larta të paraburgimit në Shqipëri, duke kërkuar që kjo praktikë të marrë fund. “Unë bëj pjesë në ata që nuk i komentojnë dosjet e SPAK, nuk kam komentuar as dosje për të cilat kam bërë vetë akuzën. Me vendim gjykate jemi të ndaluar që të komentojmë copëza të dosjes. Kjo mazhorancë, e drejtuar nga Edi Rama, ne nuk hyjmë në meritën e dosjeve, nuk komentojmë përmbajtjen e dosjeve, kam thënë që çdo zyrtar duhet që çdo masë ta kontestojnë në gjykatë. Grupi Parlamentar i PS nuk janë avokati i askujt. Shqipëria duhet t’i japë fund praktikës së paraburgosjes. Shqipëria është delja e zezë e Europës sa u përket paraburgimeve. Ne mbështesim fuqimisht SPAK që të bëjë një hetim të pandikuar, vlerësojmë maksimalisht punën e SPAK”, tha Balla. Teksa theksoi mbështetjen e plotë për punën hetimore të strukturës antikorrupsion, ai kritikoi sulmet e opozitës ndaj prokurorëve. Sipas tij, standardi i PS-së mbetet përshëndetja e çdo hetimi, ndryshe nga ata që dikur votuan reformën në drejtësi nën presion dhe sot fërkojnë duart. “Rasti më domethënës është që i njëjti prokuror që heton rastin në fjalë, heton edhe udhëheqin e opozitës. Nëse çdo të hënë udhëheqësi i opozitës sulmon prokurorinë, kjo është papranueshme. Sikurse ne duhet t’i garantojmë mbështetjen e plotë. Nuk ofrojmë mbështetje. Ndërkohë që ata që fërkojnë duart nga sukseset e reformës në drejtësi, duhet të mos harrojnë që është PS që e mori angazhimin, në 2016, pulat erdhën më kokën poshtë dhe duart lart, votuan vetëm ndryshimet në kushtetuese, më pas nuk erdhën për të votuar asnjë prej ligjeve. Janë ata që udhëheqësi i tyre shan me libër shtëpie prokurorët e SPAK, ndërkohë që standardi i PS, është që PS përshëndet në çdo rast punën hetimore të prokurorëve”, shtoi ai. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #SHISH #TaulantBalla #PartiaSocialiste #PS #Hetime #Drejtësia #PolitikaShqiptare #InstitucionetESigurisë #LajmeShqip #Aktualitet #Shqipëria #ZhvillimePolitike