Перейти к содержимому

‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’? Hamza: Term fyes, UÇK krenaria e Kosovës

RTV KLAN

0:00 / 0:00

‘Ndërmarrje e përbashkët kriminale’? Hamza: Term fyes, UÇK krenaria e Kosovës

333 просмотра · 2 дня назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
333 просмотра · 2 дня назад
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara janë një çështje që, sipas tij, “i tejkalon përmasat e një partie dhe mandatet e disa qeverive”. “Është një çështje që ka të bëjë me historinë, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, tha Hamza. Sipas tij, vendimi për krijimin e Dhomave të Specializuara kishte qenë i rëndë, por se deputetët që e kishin mbështetur atë, kishin qenë të bindur se pretendimet për trafikim organesh nuk do të vërtetoheshin. Sipas Hamzës, ajo që ai e quajti “devijim” të gjykatës nga ajo që ishte votuar në Kuvend, është çështje tjetër. Ai kundërshtoi veçanërisht gjetjet për ndërmarrje të përbashkët kriminale, duke thënë se lufta e UÇK-së “ka qenë e drejtë, e pastër, luftë e popullit të Kosovës”. “Ne nuk po kërkojmë të mos ketë drejtësi apo të mos gjykohet krimi. Nuk po e mbyllim gjykatën. Po kërkojmë mbikëqyrje, po kërkojmë zbatim të ligjeve dhe të Kushtetutës së Kosovës”, tha Hamza. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #BedriHamza #UÇK #Kosovë #GjykataSpeciale #Lajme #Politikë #UCK #Hamza #Kosova #PDK #KuvendiIKosovës #Prishtinë #KlanNews #LajmeSot #Aktualitet