Перейти к содержимому

“As ata vetë s’e dinë pse janë të pakënaqur”/ Laze:Kërkesa për apartament mes Tiranës, s’është arsye

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“As ata vetë s’e dinë pse janë të pakënaqur”/ Laze:Kërkesa për apartament mes Tiranës, s’është arsye

2 201 просмотр · 5 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
2 201 просмотр · 5 ч назад
Gazetarja dhe autorja Elsa Laze ka kritikuar disa prej kërkesave të ngritura në protestat e të rinjve në kryeqytet. E ftuar në emisionin “Rudina”, në Tv Klan, Laze deklaroi se kërkesa për një apartament në qendër të Tiranës nuk përbën, sipas saj, një arsye për të protestuar. “Atëherë kërkesat më pas për apartament në mes të Tiranës, në vitin e tretë të shkollës së lartë, jo e dashur. Kjo nuk është arsye për të protestuar. Jo, jo, të lutem, sepse media merret me budallallëqe dhe keq më vjen që merren me disa kalamaj që ulen rrasin atje dhe i nxjerrin si protestues. A ka gjëra për të protestuar? Pa fund!”, u shpreh gazetarja. Laze komentoi edhe përfshirjen e të miturve në protestë, duke u shprehur se 15- dhe 16-vjeçarët nuk kanë informacionin dhe përvojën e nevojshme për të analizuar problematikat e ndërlikuara politike të vendit. Megjithatë, gazetarja theksoi se nuk pozicionohet as në mbështetje dhe as kundër protestuesve, por po ndjek zhvillimet për të parë se çfarë ndryshimesh mund të sjellin ato. Një show argëtues dhe informativ nga Rudina Magjistari, që shoqëron çdo pasdite familjet shqiptare, si programi më i ndjekur në këtë fashë orar, me të ftuar të shumtë VIP, por dhe njerëz të thjeshtë me historitë e tyre personale. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Rudina #RudinaMagjistari #TVKlan