Перейти к содержимому

Lulekuqet mbi mure

canart1975

0:00 / 0:00

Lulekuqet mbi mure

1 008 983 просмотра · 19 лет назад
canart1975
764 подписчика
1 008 983 просмотра · 19 лет назад
Timo Flloko reciton Anes Lumenjve nga Fan Noli,marre nga filmi "Lulekuqet mbi mure" Arratisur, syrgjynosur, Rraskapitur dhe katosur Po vajtonj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Ku e lam' e ku na mbeti, Vaj-vatani e mjer mileti, Anës detit i palarë, Anës dritës i paparë, Pranë sofrës i pangrënë, Pranë dijes i panxënë, Lakuriq dhe i dregosur, Trup e shpirt i sakatosur. Se ç'e shempnë derbederët, Mercenarët dhe bejlerët, Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë, Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë, Se ç'e pren' e se ç'e vranë, Ç'e shkretuan anembanë, Nënë thundrën e përdhunës Anës Vjosës, anës Bunës. Çirem, digjem i vrerosur, Sakatosur, çarmatosur, As i gjall', as i varrosur, Pres një shenj' e pres një dritë, Pres me vjet' e pres me ditë, Se ç'u tera, se ç'u mpaka, Se ç'u çora, se ç'u mplaka, Lark prej vatrës dhe prej punës, Anës Rinit, anës Tunës. Çakërdisur, batërdisur, Përpëlitur dhe zalisur, ËndËronj pa funt, pa shpresë, Anës Elbë-s, anës Spree-së. Dhe një zë vengon nga lumi, Më buçet, më zgjon nga gjumi, Se mileti po gatitet, Se tirani lebetitet, Se pëlcet, kërcet furtuna, Fryhet Vjosa, derdhet Buna, Skuqet Semani dhe Drini, Dridhet beu dhe zengjini, Se pas vdekjes ndriti jeta Dhe kudo gjëmon trumbeta. Ngrehuni dhe bjeruni, Korini dhe shtypini, Katundar' e punëtorë, Që nga Shkodra gjer në Vlorë! Ky ilaç e ky kushtrim më bën djal' e më bën trim, më jep forc' e më jep shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së. Se pas dimrit vjen një verë, që do kthehemi njëherë, pranë vatrës, pranë punës, Anës Vjosës, anës Bunës. Arratisur, syrgjynosur, Raskapitur e katosur, brohoras me bes' e shpresë, anës Elbë-s, anës Spree-së.