Перейти к содержимому

“Edi Rama kufomë politike”, Berisha: PD nuk ndalet, do thërrasim protesta kombëtare

RTV KLAN

0:00 / 0:00

“Edi Rama kufomë politike”, Berisha: PD nuk ndalet, do thërrasim protesta kombëtare

96 просмотров · 1 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
96 просмотров · 1 ч назад
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e mbajtur sot më 8 nëntor përmendi sërish progres-raportin për Shqipërinë. Berisha shprehet se progres-raporti e damkos vendin tonë si një narko-shtet. “Java ishte tejet e trishtë për narkoregjimin e Padrinos së Shqipërisë. Raporti i Komisionit Europian që është dhe raporti më i rëndësishëm për procesin më kryesor të Shqipërisë, avancimin e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian, këtë vit ishte si asnjë vit më parë. Këtë vit raporti pasqyronte në tërësi në aspekte tërësore realitetin dramatik të Shqipërisë. Në raport, në çdo rresht, në çdo paragraf, Padrino dhe organizata e tij kriminale merrnin nga një damkë të zezë. Sipas raportit, zgjedhjet nuk plotësuan kriterin më themelor ndërkombëtar të zgjedhjeve të lira, barazinë e palëve në garë dhe u ndërthurën me ndikime nga më të ndryshmet. Raporti denoncon Edi Ramën dhe parlamentin për bllokimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Berisha. Më tej, Berisha theksoi se kryeministri Rama është kthyer në një “kufomë politike”, nga goditja që ka marrë nga revolta studentore. Sipas tij, Partia Demokratike nuk është ndalur e nuk do të ndalet së organizuari protesta kombëtare në mbështetje të studentëve. “Ndërkohë, revolta studentore ka vazhduar e fuqishme. Partia Demokratike ka organizuar dhe organizon përsëri protesta kombëtare në mbështetje të studentëve dhe mund të them se goditjet që ka marrë Edi Rama nga revolta studentore e kanë bërë atë një kufomë politike krejtësisht të pashpresë, e kanë damkosur para shqiptarëve dhe mbarë botës”, u shpreh Berisha. I pyetur për përplasjet brenda disa grupeve në protestë, Berisha deklaroi se nuk ka asnjë përçarje. Kreu demokrat u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve, që të bashkohen në protestat kundër qeverisë, për të cilën tha se është e korruptuar deri në palcë. “Asnjë incident nuk pati nga studentët. Zero incidente. Ne jemi forcë politike. Ne përdorim ato instrumente që kemi. Dhe kur ne bëjmë thirrje, nuk shkojmë kurrë për të postuar, jo, ne shkojmë për të mbështetur dhe për të mbrojtur, po. Dhe unë them se këtë detyrë e kemi bërë më shumë se asnjë forcë tjetër politike. Ndaj dhe edhe njëherë shfrytëzoj rastin të bëj thirrje për bashkim, të bashkohemi në mbështetje të revoltës studentore. Ata që mendojnë se protesta është e tyre, ata përsërisin në mënyrë të pavetëdijshme, në një formë apo një tjetër, kufizimin e të drejtës për protestë. Askush s'mund t'i kufizojë tjetrit të drejtën e protestës. Kjo është e paimagjinueshme”, deklaroi Berisha. SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/ Follow Klan News on Facebook:   / klannews   Follow @klannews on Instagram:   / tvklannews   #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan