Перейти к содержимому

Rreze Dielli - Penne me pana dhe proshutë nga zonja Albana

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli - Penne me pana dhe proshutë nga zonja Albana

1 277 просмотров · 9 мес. назад
Rreze Dielli
219 тыс. подписчиков
1 277 просмотров · 9 мес. назад
Penne me pana dhe proshutë 400 gr makarona (penne) 200 gr proshutë 250 gr pana e freskët e lëngshme 50 gr djathë parmixhano 1 thelpi hudhër Vaj ulliri ekstra i virgjër Majdanoz sipas dëshirës Kripë, piper i zi, arrë myshk Vendosim në zjarr një tenxhere me ujë të kripur për të zier makaronat. Shtojmë kripën vetëm pasi uji të vlojë dhe i lëmë makaronat të ziejnë al dente, sipas kohës së gatimit të treguar në paketim. Ndërkohë, presim proshutën në shirita të hollë. Në një tigan të madh hedhim pak vaj ulliri dhe shtojmë hudhrën. Shtojmë proshutën dhe e kaurdisim për rreth 4 minuta, derisa të marrë një ngjyrë të artë të lehtë. Heqim hudhrën, shtojmë panën e freskët, e aromatizojmë me pak arrë myshk dhe vazhdojmë gatimin në zjarr të ulët edhe për 2 minuta. Kullojmë makaronat, i shtojmë në tigan, duke ruajtur pak ujë gatimi. I përziejmë mirë që pasta të lidhet me salcën. Fikim zjarrin dhe shtojmë majdanozin e grirë dhe djathin parmixhano. E përziejmë sërish dhe rregullojmë kremozitetin me pak ujë gatimi nëse është e nevojshme (të mos thahet panna, por të jetë një masë kremoze). E shërbejmë të ngrohtë me pak piper të zi të sapobluar. “Rreze Dielli”, miqësisht ngrohtë e plot dritë vjen çdo ditë, nga e hëna në të premte, ora 9:00. Për rreth dy orë, ju shoqërojmë me receta të shijshme, si dhe me miqtë e ditës që kanë histori për të treguar a këshilla për të ndarë.Kthim pas në kohë dhe zhytje mes kujtimesh në rubrikën nostalgji. Një ftesë e përditshme nga “Rreze Dielli”, që nuk duhet humbur, për një nisje të ditës plot emocione dhe buëqeshje! Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota. Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com/ dhe https://www.report-tv.al/ Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE:    / @reporttvalbania   Follow Report Tv on Facebook:   / reporttval   Follow Shqiptarja.com on Facebook:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Instagram:   / reporttv.al   Follow Shqiptarja.com on Instagram:   / shqiptarjacom   Follow Report Tv on Twitter:   / shqiptarjacom   Follow Shqiptarja.com on TikTok:   / shqiptarjacom   #rrezedielli #ReportTv #ReportTvLajme