Перейти к содержимому

Top News - ‘Shkundet’ toka në Japoni...Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top News - ‘Shkundet’ toka në Japoni...Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend

5 638 просмотров · 5 ч назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
5 638 просмотров · 5 ч назад
Të paktën 25 persona janë lënduar pasi një tërmet i fuqishëm goditi Japoninë mëngjesin e të dielës. Njerëzit u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre në mes të natës, ndërsa lëkundjet me magnitudë 5.7 goditën Japoninë qendrore. Ndërtesa dhe dyqane pësuan dëme nga lëkundjet e forta, të cilat thyen dritaret dhe shpërndanë copëza xhami nëpër rrugë. Tërmeti goditi prefekturën Aichi, përfshirë qytetin Hamamatsu dhe qytetet e lashta, Kioto dhe Nara. Mes 25 të lënduarve ka persona që janë rrëzuar nga shkallët ndërsa përpiqeshin të largoheshin. Sipas mediave lokale, dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. Sipas mediave lokale, në disa zona janë raportuar dëmtime në mure, rrethimë, ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë dhe rënie gurësh në rrugë. Tërmeti, i cili ndodhi në orën 01:04 pas mesnate, e kishte epiqendrën rreth 40 km nën sipërfaqen e tokës, në prefekturën Shizuoka. Agjencia meteorologjike u ka bërë thirrje banorëve të jenë të përgatitur për lëkundje të tjera të forta në ditët në vijim, që mund të vazhdojnë gjatë gjithë javës. "Ju lutemi, bëni kujdes për rrëshqitje dheu, rënie gurësh dhe pasoja të tjera të mundshme nga reshjet e shiut," deklaruan zyrtarët e agjencisë meteorologjike. Ata theksuan se, deri më tani, nuk është vërejtur ndonjë ndryshim i dukshëm në pllakën tektonike të Hendekut Nankai, ku shkencëtarët paralajmërojnë se mund të ndodhë një tërmet tejet i fuqishëm. Pas tërmetit kryesor në Japoninë qendrore, janë regjistruar edhe lëkundje pasuese. Lëkundjet nëntokësore ndërprenë shërbimet hekurudhore; trenat u detyruan të lëviznin me shpejtësi të reduktuar, duke shkaktuar vonesa. Japonia është e prirur ndaj tërmeteve; autoritetet u bëjnë shpesh thirrje qytetarëve që të sigurojnë rezerva uji në shishe, ushqime e bateri, si dhe të kenë gati plane për raste emergjence. Vetëm këtë verë, një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 shkaktoi vdekjen e të paktën 13 personave në mbarë Japoninë. Pamje:AFP Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#Termeti#Japoni