Operacioni policie ne Tropoje, vritet polici i speciales dhe dy te shumekerkuar - (24 Maj 2002)
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Operacioni policie ne Tropoje, vritet polici i speciales dhe dy te shumekerkuar - (24 Maj 2002)
13 754 просмотра · 5 л. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
13 754 просмотра · 5 л. назад
Lajme Arkiva - TV Klan 2002
Një polic i forcave speciale dhe dy persona të shumëkërkuar janë vrarë sot paradite, gjatë një përleshje në fshatin Kam të Tropojës. Ngjarja ndodhi rreth orës 10:30 minuta, ku një grup i forcave speciale është vënë në ndjekje të dy vëllezërve të kërkuar që prej vitit 93. Njëri prej të cilëve, i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasje.
Operacioni për kapjen e tyre ka filluar në orët e para të mëngjesit, ku është bërë dhe rrethimi i shtëpisë. Dy vëllezërit Din dhe Shpendia Elezi, kanë hapur zjarr në drejtim të policisë, të cilët kanë bërë rrethimin në banesë. Thirrjes për t’u dorëzuar dy vëllezërit nga fshati Kam i Epërm i komunës së Bytyçit, i janë përgjigjur me armë, duke qëlluar pa asnjë lloj paralajmërimi ndaj uniformave blu.
Breshëritë e armëve kanë lënë të vdekur në vend policin e Briskut Edmond Çuko nga Fushë Kruja. Uniformat blu janë kundërpërgjigjur menjëherë, duke vrarë në vend të dy personat e shumë kërkuar, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur lehtë edhe dy policë të tjerë.
Shpendia Elezi, person i shumëkërkuar për disa vepra penale, ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm nga gjykata, për vrasjen e një vajze, të cilën e kishte rrëmbyer në vitin 1997, kur kryente shërbimin në Gardën e Republikës. Pasi e ka rrëmbyer vajzën, ai rrugës për në Tropojë, e ka qëlluar me një plumb në kokë, kur ajo ka tentuar të ikë prej duarve të tij.
Ngjarja e sotme ka shkaktuar një ritensionim të situatës, ndërkohë që në drejtim të Tropojës janë nisur drejtuesit kryesorë të ministrisë dhe disa grupe të tjera të forcave speciale./tvklan.al
Gazetar – Patrik Sadikaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/