Shije Shtëpie - Bukë integrale me fara luledielli nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Bukë integrale me fara luledielli nga Znj. Vjollca - Tv Klan
6 199 просмотров · 3 года назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
6 199 просмотров · 3 года назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
400 ml ujë të vakët
6 gr maja birrë
½ lugë sheqer
400 gr miell integral
200 gr miell 00
Kripë
1 filxhan kafe fara luledielli
Në një tas përziejmë miellin 0 me atë integral. Shtojmë tek mielli kripën. Ndërkohë në enën që kemi ujin e vakët shtojmë sheqerin dhe majanë. E përziejmë mirë derisa majaja të shkrijë. Më pas hapim një gropë në mes të miellit, shtojmë pak vaj e më pas ujin në majanë e tretur. Përziejmë pak pak nga pak miellin me ujin duke formuar një brumë jo shumë të fortë. Punojmë brumin për 5 min e më pas e vendosim në një tas të mbuluar me celofan. E lëmë brumin të pushojë për 1 orë derisa ai të dyfishohet.
Më pas kur shohim që brumi ka ardhur, e largojmë nga tepsia dhe e punojmë përsëri për 5 minuta dhe e vendosim përsëri në tas të dyfishuar, të mbuluar prapë. Pasi të kalojë 1 orë përsëri e punojmë brumin për pak kohë. E më pas e ndajmë në dy pjesë dhe i japim formë vezake, e vendosim në një tepsi ku kemi shtuar letër pjekje, e mbulojmë dhe e lëmë përsëri të pushojë për 30 min. E lagim në fund sipërfaqen e saj me furçë me pak ujë dhe e spërkasim me fara luledielli dhe fara lini. Këto nëse dëshironi mund ti vendosni dhe në brumë, para se të jepni formën.
E vendosim në furrë fillimisht në temperaturën 200 gradë për 15 minuta, e më pas ulim temperaturën 180 gradë dhe e lëmë 30-35 min të tjera, duke vendosur në furrë dhe një enë të vogël me ujë me qëllim që të ketë lagështirë. Më pas pasi buka të jetë pjekur hapim furrën në gjysmë, largojmë ujin dhe e lëmë bukën të ftohet në furrë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu