SI NA NDIHMON SHPIRTI SHENJT NË LUTJE?
Don Shtjefen Dodes
0:00 / 0:00
SI NA NDIHMON SHPIRTI SHENJT NË LUTJE?
73 просмотра · Трансляция закончилась 2 мес. назад
Don Shtjefen Dodes
197 подписчиков
73 просмотра · Трансляция закончилась 2 мес. назад
Lutja është një nga shtyllat themelore të jetës së krishterë, por njëkohësisht edhe një nga fushat ku përjetojmë më së shumti dobësinë tonë. Shpesh e dimë se duhet të lutemi, por nuk kemi dëshirë; fillojmë të lutemi, por shpërqendrohemi; duam t’i flasim Hyjit, por nuk gjejmë fjalët; kërkojmë diçka me ngulm dhe nuk kuptojmë pse Hyji nuk përgjigjet ashtu siç dëshirojmë.
Pikërisht në këtë dobësi na vjen në ndihmë Shpirti Shenjt. Shën Pali na jep fjalën-bosht të gjithë katekezës: «Shpirti Shenjt i vjen në ndihmë dobësisë sonë, sepse ne nuk dimë as çka të kërkojmë në lutje si duhet; por vetë Shpirti Shenjt lutet për ne me ofshama të patregueshme.» (krh. Rom 8,26)
Kjo na zbulon një të vërtetë themelore: lutja e krishterë nuk është vetëm përpjekja e njeriut për të arritur Hyjin. Është përgjigjja jonë ndaj Hyjit që na ka kërkuar dhe dashur i pari.
“Eja, Shpirti Shenjt.
Më mëso të lutem.
Kur jam i dobët, më ndihmo.
Kur nuk kam dëshirë, zgjoje dëshirën time.
Kur nuk kam fjalë, lutu Ti në mua.
Kur shpërqendrohem, më kthe te Jezusi.
Dhe mos më lejo të lutem e të mbetem i njëjti,
por më shndërro gjithnjë e më shumë
sipas shëmbëlltyrës së Krishtit. Amen.”