Перейти к содержимому

Rreze Dielli 3 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.2 - Zupa

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli 3 Dhjetor 2019 - Të Gatuajmë me Znj Vjollca P.2 - Zupa

13 523 просмотра · 6 лет назад
Rreze Dielli
216 тыс. подписчиков
13 523 просмотра · 6 лет назад
Zupa Përbërësit: 1 litër qumësht 4 të verdha veze 2 lugë gjelle niseshte 2 lugë gjelle miell 4 lugë gjelle sheqer Vanilje 4 lugë gjelle arra të grira 4 lugë çaji liker 1 lugë gjelle kakao 4 lugë gjelle reçel 10 biskota savoiard Përgatitja: Vendosim qumështin për tu ngrohur dhe lëmë mënjëanë një gotë me qumësht të ftohtë. Në një tas rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin, miellin, niseshten, qumështin e ftohtë dhe I përziejmë mirë. Kur të ngrohet qumështi, i shtojmë në tenxheren me qumësht dhe I trazojmë me tel dore. Shtojmë vaniljen dhe sa të marrë valë, e largojmë. Ndajmë pak krem që përgatitëm dhe e përziejmë më një lugë gjelle kakao. Vendosim në fillim të çdo tasi pk krem të bardhë. Njohmim biskotat me liker ose shurup portokalli dhe I vendosim mbi krem. Shtojmë 1 lugë gjelle reçel ose rrush të thatë dhe pak arra të copëtuara, I mbulojmë më krem. Mund të vendosim dhe pak krem të përzierë me kakao dhe në fund mbushim tasat. I lëmë të ftohen dhe mund t’I dekorojmë me pak krem panna ose thjesht me arra të copëtuara. I ftohim dy orë në frigorifer dhe më pas I shërbejmë.