Перейти к содержимому

Xhemail Ismani: Kujtimi i përjetshëm për bijtë e Koritës që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore

Radio Vala

0:00 / 0:00

Xhemail Ismani: Kujtimi i përjetshëm për bijtë e Koritës që humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore

195 просмотров · 1 мес. назад
Radio Vala
14,9 тыс. подписчиков
195 просмотров · 1 мес. назад
👉Nëse ju pëlqen kjo video, ju lutemi shpërndajeni. 👉 Mos harroni të abonoheni në këtë kanal për më shumë video të reja përditësime. 👉 Abonohu tani: https://cutt.ly/9wIxtpv5 #shqiptar #albanian #spoortishqiptarnemergim #kasamselimi #radiovala #gostivar # 💢 Qëndroni me ne: 💟 Facebook: facebook.com/RadioVala 💟 Instagram:   / kasam.selimi   Faleminderit që e shikoni këtë video, klikoni butonin "SUBSCRIBE" për të qëndruar i lidhur me këtë kanal. Lidhja e abonimit: https://cutt.ly/9wIxtpv5 Xhemail Ismani Për projektin që prek më së shumti zemrat tona është vendosja e pllakës përkujtimore kushtuar bijëve të koritës që humbën jetën gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Kjo pllakë nuk është ngritur për të hapur plagë. Ajo është ngritur për të mos lejuar që kujtesa jonë të shuhet. Sepse një popull që harron historinë e tij rrezikon të humbas identitetin e tij. Prandaj sot jam i nderuar që më është dhënë mundësia të flas për burrat e këtij fshati, të cilët sipas kujtesës historike të ruajtur në koritë dhe burimeve që i kanë dokumentuar këtë ngjarje qëndruan me dinjitet në kohë të vështira duke mbrojtur vendin, familjet dhe bindjet e tyre. Ata nuk kërkuan lavdi, ata nuk kërkuan pasuri, ata kërkuan vetëm të jenë të lirë dhe me nderë të jetojnë në tokat e tyre. Të nderuar pjesëmarrës, në vitin 1944 dhe në vitin 1945, Korita përjetoi një nga periudhat më të vështira të historisë së saj. Sipas historisë dhe burimeve të prindërve tanë, fshati ynë u gjend përballë një kohë të mbushur me pasiguri, luftë, varfëri dhe sakrificë. Shumë familje humbën më të dashurit e tyre. Shumë burra u morën me forcë nga shtëpitë e tyre dhe i larguan pa e ditur se ku i çojnë dhe pa e ditur se nuk do t'i kthehen kurrë më familjes së tyre. Korita u gjen disa herë nën kërcënimin e banditeve të quajtur herë bullgar e herë partizan. Prandaj koritas, koritas u detyruan të mobilizohen për të mbrojtur fshatin, familjen dhe nderin e tyre. Në kujtesën e fshatit ka mbetur e gjallë pjesëmarrja e shumë koritasve në radhët e ballit kombëtar, të cilët besonin se mbronin vendlindjen dhe idealet e tyre. Për mbrojtjen e fshatit Kurit u zhvilluan disa beteja. Një nga betejat më të përgjakshme dhe më të lavdishme që kujtohet me respekt të veçantë është ajo e tris shtrungës. Aty ranë heroikisht Beshir Latif Imeri dhe Hysni Allaman Beqiri, ndërsa Nezir Hasip Shahini i plagosur rëndroi jetë disa ditë më vonë. Emrat e tyre do të mbeten përgjithmonë pjesë e lavdisë së koritës. Me nderë kujtojmë edhe komandantin e Ballit kombëtar për rajonin e malit të thatë, Shaban Skënder Musliu, i cili sipas dëshmitarëve zgjodhi të mos dorëzohet dhe ra heroikisht në bjeshkët e fshatit Sallarev. Ai mbetet simbol i vendotshmërisë dhe qëndrueshmërisë. Pas përfundimit të luftës, pas përfundimit të luftimeve për shumë familje të koritës, nuk erdhi paqja. Sipas burimeve të dëshmitarëve të koritës, një pjesë e elitës së fshatit u arrestuan, ku disa prej tyre arritën të arratisen, kurse disa u ekzekutuan dhe nuk u kthyen më në shtëpitë e tyre. Sot i kujtojmë me respekt tre anëtarët e familjes. Babai, djali dhe nipi. Ibrahim Jusuf Ahmeti, Ahmet Ibrahim Ahmeti, Nazmi Ahmet Ahmeti. Ashtu vepruan edhe me të tjerë siç ishin Emin Murat Emini, Jahi Hajdar Nuhiu, Zylfi Liman Arifi, Xhem Dehar Idrizi. Po ashtu kujtojmë edhe ata korit që u morën me forcë dhe u dërguan nëpër llogaret e Dubrovnikut për t' ekzekutuar duke i helmuar e vrarë. Me respekt të thellë përulemi para kujtimit të Kasam Sul Selimit, Nuhi Fidan Nuhiu, Shefki Isa Selami, Zeqir Muharem Ziberi, Hasan Said Ziberi, Lazim Liman Nuhiu dhe Kamber Xhabir Xhabiri. Po kështu kujtojmë edhe çerkezë Shefik Jusufin, emri i të cilit vazhdon të jetojnë në kujtesën e bashkëfshatarëve tanë. Ata lanë pas familje, fëmijë dhe një dhimbje që vazhdoi për më shumë vite dhe akoma këtë dhimbje e ndjmë. Sot ne i kujtojmë për Sot ne nuk i kujtojmë për të hapur plagë, por për t'u dhënë vendin që meritojnë në kujtesën e fshatit tonë. Sot pas më shumë se 80 vjetësh ne nuk mund t'ua kthejmë jetën atyre burrave, por mund t'ua japim atë që askush nuk mund t'ua marrë kujtimin e përjetshëm. Pllaka përkujtimore që do të shpalosim sot nuk është vetëm një gurë me emra. Një premtim se korita nuk do t'i harrojë bijtë e tyre. Një premtim se brezat që do të vijnë të ndalen para emrave të tyre dhe të kuptojnë se liria, dinjiteti kanë pasur gjithmonë një çmim të lartë. Le të jetë kjo pllakë një shenjë respekti për të gjithë ata që nuk patën mundësi të kthehen në vendlindjen e tyre, por që përgjithmonë mbeten pjesë e historisë së koritës.