Stop - “Më vuri duart në fyt”, studentja shkon të marrë diplomën, sulmohet nga sekretarja- Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Stop - “Më vuri duart në fyt”, studentja shkon të marrë diplomën, sulmohet nga sekretarja- Tv Klan
63 292 просмотра · 2 месяца назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
63 292 просмотра · 2 месяца назад
Një studente e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër pretendon se është dhunuar nga sekretarja mësimore Malvina Hallunaj, gjatë një konflikti që lindi për vonesën në dorëzimin e diplomës. Sipas studentes, pas disa paraqitjeve në sekretari për të tërhequr diplomën, më 4 qershor situata degradoi në përplasje fizike brenda ambienteve të fakultetit, ku ajo pretendon se sekretarja e goditi dhe e kapi nga fyti. Nga ana e saj, sekretarja thotë se ishte studentja ajo që e sulmoi, duke e goditur me një rezervë stilolapsi dhe duke dëmtuar dokumentet në zyrë.
Pas ngjarjes, dekania e Fakultetit të Drejtësisë, Paulina Hoti, ka kërkuar largimin nga puna të sekretares. Nga ana tjetër, rektori i Universitetit, Tonin Gjuraj, është takuar me studenten dhe ka premtuar shqyrtimin e incidentit. Sipas informacioneve zyrtare, ndaj sekretares është marrë masa disiplinore “paralajmërim për largim nga puna”.
Ndërkohë, Policia e Shkodrës ka nisur hetimet pas kallëzimit të studentes. Sekretarja është proceduar për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, ndërsa janë administruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë së universitetit. Vendimi përfundimtar mbi përgjegjësitë do t’i takojë Prokurorisë së Shkodrës.
Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan #Stop #EmisioniStop #UniversitetiShkodres #LuigjGurakuqi #FakultetiIDrejtesise #MalvinaHallunaj #PaulinaHoti #ToninGjuraj #PoliciaEShkodres #Dhune #Diploma #Shkoder #Video