Перейти к содержимому

Stop/ Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë - 21 Maj 2026

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Stop/ Hiqej si punonjëse tatimesh, merr 14 mijë euro për shtëpi të bllokuar në bankë - 21 Maj 2026

27 821 просмотр · 3 месяца назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
27 821 просмотр · 3 месяца назад
Erjona Hoxha, e cila prezantohej si punonjëse tatimesh, akuzohet se ka mashtruar një qytetar duke i premtuar se do t’i siguronte një banesë me çmim të ulët, gjoja të bllokuar nga bankat. Një taksist, që operon në linjën Shqipëri–Turqi, ra në kontakt me të dhe, i bindur nga premtimet, i dha fillimisht 10 mijë euro kapar për blerjen e një shtëpie pranë zonës së stacionit të trenit. Sipas saj, procedura do të përfundonte brenda 10 ditësh. Por afati kaloi pa asnjë rezultat. Më pas, Hoxha i kërkoi shuma të tjera parash, duke u justifikuar me nevoja personale, si ilaçe apo ndihmë për familjarët. Në total, qytetari pretendon se i ka dhënë asaj rreth 14 mijë euro. Pavarësisht premtimeve të vazhdueshme, banesa nuk u sigurua kurrë dhe vetëm një pjesë e parave është kthyer. Sipas komunikimeve të siguruara, rezulton se ende nuk janë kthyer 7 mijë e 400 euro. Pas ndërhyrjes së emisionit “Stop”, Erjona Hoxha ka premtuar se do të shlyejë të gjithë shumën e mbetur, pas presionit të ushtruar nga gazetarja e emisionit. Një emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Çdo mbrëmje me fenomenet negative të këtij vendi, pa lënë mënjanë problemet dhe shqetësimet e qytetarëve. Emisioni ka si strukturë të tij probleme të ndryshme të qytetarëve, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet e tyre, si dhe tema sociale nga realiteti shqiptar. Në emision vend të veçantë zënë dhe kamerat e fshehta, ku impakti është i padiskutueshëm, në audiencë dhe tek organet përgjegjëse. Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Stop #SaimirKodra #GentianZenelaj #TVKlan