Перейти к содержимому

Top News- ‘Kujdes, vendos maskën në kokë’/ Astrit Avdyli udhëzonte nipin për ngjarjet kriminale

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top News- ‘Kujdes, vendos maskën në kokë’/ Astrit Avdyli udhëzonte nipin për ngjarjet kriminale

7 779 просмотров · 1 г. назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
7 779 просмотров · 1 г. назад
Transkriptet e komunikimeve në aplikacionin Sky Ecc, ndihmuan Prokurorinë e Posaccme të zbardhnin edhe vrasjen e Edmir Bregut alias ilir Kuci Maloku, ngjarje e shënuar në janar të vitit 2021 në Durrës, duke bërë të mundur identifikimin e grupit që porositi, organizoi, financoi vrasjen, ato që ekzekutuan të riun, si dhe një person që kishte rolin e vëzhguesit që ishte Enea Kume, vëllai i deputetit të PS Loer Kume. Në kërkesën që SPAK i zbriti gjykatës për firmosjen e 9 masave të sigurisë, zbardhen një sërë bisedash mes 6 personave që sipas hetimeve morën pjesë dhe kishin dijeni për vrasjen e të riut, konkretisht Elidon Avdyli alias Aldo Avdyli, Astrit Balliu, alias Avdyli, Emir Dedja, Alfred Doka, Enea Kume dhe Aleksandër Laho. Në një fragment prokuroria zbardh bisedën mes Astrit Avdylit dhe Aldo Avdylit ku ai e udhëzon nipin e tij që të tregojë kujdes kur përfshihet në ngjarje kriminale dhe madje i thotë që të marrë pjesë vetëm në ngjarje që kanë lidhje me grupin e tyre. Astrit Avdyli tregohet i kujdesshëm ti thotë nipit që të mos ekskpozohet në momentin që shkon për të kryer një ngjarje kriminale dhe që të vendosë maskë në kokë në mënyrë që të mos identifikohet. Në korrik të vitit 2020, Astriti i thotë Aldo Avdylit që të bëjë gjuajtje fatale dhe se qëllimi është vrasja e Edmir Bregut, të cilit ata i referohen me nofkën Maloku. Më tej, në hetimet e kryera nga SPAK, evidentohet edhe një bisedë e zhvilluar mes Aldo Avdylit dhe Aleksandër Lahos, të dy në kërkim, ku planifikojnë të godasin rivalët e tyre, Plarent Dervishajn, Lulzim Berishën, Edmond Çekiçin të cilët ndryshe etiketohen si kryesorët e veprimtarisë kriminale në Durrës. Pavarësisht se SPAK ka mundur të ngre akuzë për 6 persona lidhur me vrasjen e Edmir Bregut, prokuroria thotë se po punon për të identifikuar personat e tjerë që mund të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje. Grupi akuzohet për kryejen e veprave penale “Vrasje me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit te strukturuar kriminal. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #TopNews#AstritAvdyli#SkyEcc