Перейти к содержимому

Shije Shtëpie - Meze, role me speca të kuq, të mbushur me djathë dhe arra nga Znj. Vjollca - Tv Klan

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Shije Shtëpie - Meze, role me speca të kuq, të mbushur me djathë dhe arra nga Znj. Vjollca - Tv Klan

2 815 просмотров · 3 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
2 815 просмотров · 3 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj. 6 speca të kuq 200 gr djathë të bardhë 2 lgj krem djathi (ose gjizë në mungesë) 2 thelpinj hudhër 1 majë piper i kuq 2 lgj arra të grira hollë 1 lgj majdanoz 1 lgj vaj ulliri Pastrojmë specat dhe i vendosim ato në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekjeje. Vendosim tepsinë në furrë të nxehur në temperaturë 200 gradë për 20 minuta. Pasi kalon kjo kohë specat e pjekur i vendosim në një celofan të mbyllur për 10 minuta e më pas i qërojmë specave lëkurën dhe i ndajmë ato në 2 pjesë për së gjati. Në një tas vendosim djathin e thërrmuar. Shtojmë në të kremin e djathit ose gjizë pa kripë. Shtypim 2 thelpinj hudhra, një majë piper të kuq. Shtojmë arra të grira, majdanozin dhe një lugë gjelle vaj ulliri. Përziejmë mirë përbërësit në tas e më pas vendosim në dërrasën e punës gjysmat e specit (të qëruara). Vendosim në secilën nga një lugë supe. E mbledhim role dhe i vendosim në një pjatë e më pas spërkatim përsëri nga sipër me një lugë çaji arra të grira, majdanoz e në fund me pak vaj ulliri dhe gjithçka gati për t’u shërbyer. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow rtvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu