Shije Shtëpie - Supë krem brokoli me qumësht nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Supë krem brokoli me qumësht nga Znj. Vjollca - Tv Klan
5 622 просмотра · 3 г. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
5 622 просмотра · 3 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
500 gr brokoli
2 patate
2 karrota
2 qepë të thata
3 thelpinj hudhër
1 lugë gjelle miell
2 gota qumësht
1.5 litër ujë
Kripë + piper të zi
1 lugë gjelle gjalpë
3 lugë gjelle vaj ulliri
Pak piper të kuq
Në një tenxhere të thellë vendosim brozilok të pastruar + karrotat të prera në rrathë + patatet në kubikë. Shtojmë 1.5 litër ujë + kripë dhe i lëmë të ziejnë për 20 minuta. Ndërkohë në një tenxhere tjetër ngrohim vajin dhe kaudisim në të qepën dhe hudhrat për 3-4 minuta. Shtojmë 1 lugë gjelle gjalpë dhe sa gjalpi të shkrijë shtojmë 1 lugë gjelle miell.
E kaurdisim miellin për 2 minuta e më pas e shuajmë atë në lëngun e perimeve të ziera. Shtojmë perimet dhe lëngun e mbetur e përziejmë duke rregulluar shijen me kripë, piper të zi. Shtojmë qumështin, kalojmë supën në blender duke e kthyer atë në krem, jo shumë të trashë. E servirim duke e spërkatur me pak piper të kuq dhe nëse dëshironi 1 lugë çaji vaj ulliri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu