Fileto pule te mbushura - sekreti i një shijeje që të lëpini gishtat nga shefja Albana Mançja
Vizion Plus TV
0:00 / 0:00
Fileto pule te mbushura - sekreti i një shijeje që të lëpini gishtat nga shefja Albana Mançja
978 просмотров · 1 дн. назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
978 просмотров · 1 дн. назад
Fileto pule te mbushura - sekreti i një shijeje që të lëpini gishtat nga shefja e kuzhinës Albana Mançja
Përbërësit:
4 fileto pule DIMAL
150 gr djathë kaçkavall
1 tufë majdanoz
3 thelpinj hudhër
Kripë
Piper i zi
Erëza
Për patatet:
600 gr patate
Kripë
Vaj
Majdanoz i thatë
Për majonezën e shtëpisë:
1 vezë
1 lugë gjelle mustardë
2 lugë gjelle uthull
Vaj sipas nevojës
Kripë
Piper i zi
3 thelpinj hudhër
Përgatitja:
Presim gjokset e pulës në fileto dhe i rrahim lehtë me çekiç mishi, pasi t’i kemi mbuluar me qese kuzhine.
I marinojmë me kripë, piper të zi dhe erëza italiane. I lëmë për 30 minuta.
Përziejmë djathin e grirë me majdanozin e grirë dhe hudhrën e shtypur.
Vendosim mbushjen mbi çdo fileto dhe i mbështjellim në formë roleje.
Presim patatet në feta, i vendosim në tavë dhe i spërkasim me kripë, vaj dhe majdanoz të thatë.
Radhisim roletë e pulës mbi patatet.
Përgatisim majonezën duke rrahur vezën me mustardën, uthullën, kripën, piperin, hudhrën dhe vajin, të cilin e shtojmë gradualisht derisa të krijohet një masë kremoze.
Lyejmë roletë me majonezën e përgatitur.
Pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta.
Në fund shtojmë djathë të grirë sipër dhe i pjekim edhe 5 minuta në 190°C.
“Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë.
#vizionplustv #mesdrite #almacelaj