Shije Shtëpie - Lakër e bardhë me mish të grirë
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Lakër e bardhë me mish të grirë
2 687 просмотров · 3 дня назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
2 687 просмотров · 3 дня назад
1/2 lakër e bardhë mesatare
200 gr mish të grirë
1 qepë e madhe ose 2 mesatare
1 spec i kuq + 1 thelpi hudhër
1 lugë salcë koncentrat ose 1 filxhan kafe pure domate
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë çaji piper i kuq pikant nëse dëshironi ose të ëmbël
Kripë + piper të zi
Lëng limoni ose 2 lugë gjelle uthull, sipas preferencës
Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe shtojmë në të qepën dhe specat të prera në shirita, dhe 1 thelpi hudhër të grirë shumë hollë. I përziejmë për 3 minuta e më pas shtojmë mishin e grirë. Sapo mishi të ndryshojë ngjyrë shtojmë salcën e më pas kripën + piper të zi + piper të kuq të ëmbël, nëse preferoni dhe pak pikante. Shtojmë lakrën të prerë në shirita të hollë dhe e përziejmë me përbërësit e tjerë në tigan. Ulim temperaturën e zjarrit dhe mbulojmë tiganin me kapak. E lëmë lakrën të ziejë me ujin e saj. Kjo do të na realizonte një shije shumë të mirë të lakrës.
Nëse lakra nuk nxjerr shumë ujë atëherë mund të shtojmë jo më shumë se ½ gotë duke e lënë atë të gatuhet në temperaturën nën mesatare për 30 minuta.
#ShijeShtëpie Nga e hëna në të shtunë, live, nga ora 09:05-11:00, me Katerina Trungun & Znj.Vjollca. Një emision edukues, informues, argëtues. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike, të Zj.Vjollca u tregon dhe mëson amvisave të çdo moshe si të gatuajnë receta të shijshme për të mbushur tavolinat e familjeve të tyre. Çdo ditë me Katerina Trungun informojmë publikun ndërmjet rubrikave dhe të ftuarve, me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes.
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
#Receta #ZonjaVjollca #KaterinaTrungu #LakërEBardhë #MishIGrirë #RecetaGatimi #GatimeShtëpie #KuzhinaShqiptare #RecetaTradicionale #ShijeShtëpie