Перейти к содержимому

‘Ma mbajnë peng djalin 2 vjeç’. Nëna denoncon, policia e përzë: ‘Ik qerohu!’ - Fiks Fare

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

‘Ma mbajnë peng djalin 2 vjeç’. Nëna denoncon, policia e përzë: ‘Ik qerohu!’ - Fiks Fare

10 194 просмотра · 6 мес. назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
10 194 просмотра · 6 мес. назад
Një histori tronditëse vjen nga Durrësi, ku një nënë denoncon se prej 9 muajsh nuk ka mundur të takojë djalin e saj 2-vjeçar. Sipas saj, fëmija mbahet nga ish-bashkëjetuesi, i cili ligjërisht nuk rezulton babai i tij. E përlotur, ajo rrëfen se është ndarë nga partneri për shkak të dhunës, fyerjeve dhe konsumit të alkoolit. Ndërsa ajo mban vajzën 1-vjeçare, djali i është marrë dhe nuk i lejohet ta takojë. Në përballjen me ish-bashkëjetuesin, ai refuzon ta dorëzojë fëmijën duke u justifikuar me një proces gjyqësor për njohjen e atësisë. Por deri në përfundim të këtij procesi, ai nuk ka status ligjor si prind. Shërbimi social pranon se fëmija duhet t’i kthehet nënës dhe paralajmëron pasoja ligjore, ndërsa policia, sipas denoncimit, refuzon të ndërhyjë dhe e përzë qytetaren me fjalë fyese. Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre. Moderatorë: Xhemi Shehu & Julian Deda Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #FiksFare#TopChannel