Перейти к содержимому

Byreku i veçantë me patëllxhanë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - Mes’dritë

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

Byreku i veçantë me patëllxhanë nga shefja e kuzhinës Albana Mançja - Mes’dritë

4 327 просмотров · 13 дн. назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
4 327 просмотров · 13 дн. назад
Përbërërsit: 3–4 patëllxhanë 1 lugë gjelle miell 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 qepë mesatare 2 thelpinj hudhër 2 kokrra domate 200 gr djathë 1 vezë Kripë dhe piper Petë sfoliat Përgatitja: Fillimisht, vendosim patëllxhanët e prerë në kubikë të vegjël në ujë me kripë për disa minuta. Ndërkohë, kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me hudhrat. Sapo qepa të bëhet transparente, shtojmë patëllxhanët, pasi i kemi tharë mirë dhe i kemi spërkatur me pak miell. Vazhdojmë kaurdisjen dhe më pas shtojmë domatet. Rregullojmë shijen me kripë dhe erëza sipas dëshirës. Në fund, shtojmë djathin e grirë. Lyejmë tepsinë me yndyrë dhe shtrojmë petën e parë. Vendosim mbushjen me patëllxhanë dhe e mbulojmë me petën e dytë. E lyejmë sipërfaqen me vezën e rrahur. E vendosim byrekun të piqet në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius për rreth 30 minuta. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj