Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Shtator 2026, ora 23:00 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 11 Shtator 2026, ora 23:00 | Lajme - News

5 502 просмотра · 18 часов назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
5 502 просмотра · 18 часов назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 11 Shtator 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Ndryshime në qeveri. Ikën Lamallari, vjen Demo. “MB” bashkohet me pushtetin vendor Kryeministri Edi Rama bën dy ndryshime të tjera në qeveri. Besfort Lamallari shkarkohet pas një viti nga detyra e ministrit të Brendshëm dhe në vend të tij propozohet Ervin Demo, që do të vijojë të drejtojë edhe pushtetin vendor. Spahiu betohet si ministre e Shëndetësisë. Berisha takon prokurorin e përgjithshëm të SHBA: Një prej momenteve të rëndësishme të vizitës Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, kryetari i PD-së, Sali Berisha, mori pjesë në Konventën e Republikanëve në Teksas. Në kuadër të kësaj konvente, ai takoi edhe krerët e Departamentit të Drejtësisë, përfshirë edhe prokurorin e përgjithshëm. Magjistratët, Gjykata vendos për ekzekutimin e pagave. Rama: Dyert e thesarit i hap vetëm Kuvendi Gjykata Administrative pranoi kërkesën e GJKKO-së dhe Gjykatës së Durrësit, duke pezulluar urdhrin e Ministrisë së Financave dhe urdhëron dhënien e pagave për magjistratët. Por kryeministri Edi Rama reagoi, duke e cilësuar vendimin si turbullues dhe thekson se dyert e thesarit i hap vetëm Kuvendi. Euro thyen rekordin historik, zbret poshtë 92 lekëve. Shkak, turizmi dhe investimet e huaja Monedha europiane shënoi sot një tjetër minimum historik, duke zbritur për herë të parë poshtë kufirit të 92 lekëve. Ekspertët vlerësojnë se ky zhvlerësim i atribuohet flukseve të mëdha turistike dhe investimeve të huaja. Bllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. LVV nuk voton Çitakun, PDK braktis seancën Vijon ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Partia Demokratike ka braktisur seancën, pasi më herët Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit. Kurti bën thirrje për takim me opozitën. 25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit në SHBA, Trump: Lufta kundër terrorizmit nuk ndalet Në Shtetet e Bashkuara u përkujtuan sot sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001, ku humbën jetën afro 3 mijë persona. Presidenti Trump nderoi viktimat në një ceremoni zyrtare nga ndërtesa e Pentagonit, duke deklaruar se lufta kundër terrorizmit nuk do të ndalet. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/