Prekese: Zef Deda nuk ndal dot lotet per Koco Devole: Eshtë pabesi e tij qe nuk na…
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Prekese: Zef Deda nuk ndal dot lotet per Koco Devole: Eshtë pabesi e tij qe nuk na…
82 654 просмотра · 5 л. назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
82 654 просмотра · 5 л. назад
Aktori i mirënjohur i humorit Koço Devole është ndarë nga jeta ditën e djeshme më 8 Nëntor në moshën 75-vjeçare. Aktori i shumë roleve në telekomedi të ndryshme ndërroi jetë si pasojë e komplikacioneve nga virusi Covid-19, ku prej disa ditësh ishte shtruar në spital i intubuar në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mësohet se aktori pati fillimisht një përmirësim të ndjeshëm dhe doli nga spitali, por u rikthye aty pas një përkeqësimi të menjëhershëm.
Devole lindi në Kuçovë në vitin 1945 dhe veçse aktor i njohur ka qenë edhe regjisor, skenarist, karikaturist dhe prezantues spektaklesh.
Sot në emisionin “Historia ime” ka qenë i ftuar regjizori Bujar Kapexhiu për të folur për këtë humbje të madhe në botën e artit. Zamira Kita dhe Gentian Zenelaj kanë shprehur dhimbjen e tyre të madhe për Koçon përmes disa video-mesazheve. Në një lidhje me Skype ka qenë edhe aktori i humorit Zef Deda i cili nuk ndalonte dot lotët ndërkohë që fliste për të. Zef Deda shprehet se kjo ishte një pabesi e Koços sepse duhet të njoftonte miqtw e tij qw t’i jepnin buzwqeshjen e fundit para se tw largohej nga jeta.
Zef Deda: Na ra shumë rëndë, është krejt pabesi e Koços që nuk i lajmëroi shokët dhe miqtë që t’ja jepnin një buzëqeshje kur të shkonte në botën tjetër sepse në na ka dhënë shumë buzëqeshje me interpretimet e tij të mrekullueshme. Por interesimi i tij duhet të ishte më i madh. Vërtet vuante nga Leucemia, ndaj duhet t’i bënim ndonjë vizitë interesante e t’ja zgjasnim jetën një fije këtij artisti të madh, por e preku dhe koronavirusi dhe e mbyti.
Mirela Milori: Të shoh shumë të ngarkuar dhe të mërzitur, është hera e parë që të shoh kaq të mërzitur Zef Deda.
Zef Deda: Në kohën e pandemisë janë të lënduar të gjithë sepse janë keq ekonomikisht dhe nga ana shëndetësore. Neve na ka shkuar i joni, ai që ishte një krah i fortë dhe i fuqishëm në këtë situatë tepër të vështirë që po kalon ky komb. Është ai Koço që na ka dhënë shumë kurajo. Ai ka pasur pasion, dëshirë, ka pasur forcën e penës, dorën e bukur, ata sy të mrekullueshëm, një artist tepër, tepër simpatik. Por ka pasur një detyrë të rëndë, me e mbajt gjallë këtë popull, që të mos i binte aspak nuri i të qeshurit.
Ka ndihmuar shumë, ka forcuar zemrat e njerëzve. Ai ka qenë një prej kolegëve tonë që na ka ndihmuar në mënyrë të jashtëzakonshme me focën e tij krijuese dhe krijimtarinë e tij edhe në paraqitjen tonë në skenë. Ai ishte një aktor, një shkrimtar, një publicist i bukur dhe një karikaturist i mrekullueshëm. /tvklan.al
#HistoriaIme Programi vjen nën drejtimin e Mirela Milorit, gazetares së njohur që na ka përcjellë informacione mbrëmjeve tona përgjatë 20 viteve, dhe rikthehet në #TvKlan, si moderatore dhe bashkëautore e këtij emisioni. #MirelaMilori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/