“Kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë”, Rama: Dhuna të ndalet, duart në këtë protestë...
RTV KLAN
0:00 / 0:00
“Kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë”, Rama: Dhuna të ndalet, duart në këtë protestë...
1 678 просмотров · 13 ч назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 678 просмотров · 13 ч назад
Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me drejtuesit e gjimnazeve sot më 20 tetor.
Rama foli për situatën e fundit shqetësuese të protestës, ku janë përfshirë edhe shumë adoleshentë. Përsëriti se protesta nuk ka të bëjë as me studentët dhe as me gjimnazistët.
“Protesta nuk ka të bëjë me studentët dhe as me gjimnazistët. Patjetër që ka edhe studentë në protestë, që kanë ide politike ekstremiste. Guri në dorën e një personi që lëshohet në drejtim të policisë është një armë. Kjo valë dhune duhet të ndalet. Duart që janë futur në këto protesta janë duar që kërkojnë të shfrytëzojnë një moment, një boshllëk, për të frenuar ecurinë e mëtejshme të vendit tonë, për të destabilizuar një vend dhe për ta frenuar procesin e negociatave me BE-në.
Kur kam parë nxënësit që vandalizonin librin e Fishtës, kam pasur një ndjesi të shqetësimit të madh, Një grup adoleshentësh po dhunonin një simbol të kulturës sonë dhe sipas meje, ata as e dinin se kush është Gjergj Fishta”, tha Rama.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan #EdiRama #Lajme #Protesta #Shqiperi #Aktualitet