Pa Gjurme-‘Babai më martoi dhe jetova tek nusja’/ 38-vjeçari:Bëja punët e shtëpisë,vjehrri më dhunoi
Pa Gjurme
0:00 / 0:00
Pa Gjurme-‘Babai më martoi dhe jetova tek nusja’/ 38-vjeçari:Bëja punët e shtëpisë,vjehrri më dhunoi
6 004 просмотра · 2 года назад
Pa Gjurme
39,1 тыс. подписчиков
6 004 просмотра · 2 года назад
#pagjurme #odetadume #reportTV Emisionin "Pa gjurmë" me moderatore Odeta Dume mund ta ndiqni nga e hëna në të premte në orën 16:00 në ekranin e Report Tv
Konflikti me familjarët e të shoqes e ka sjellë 38-vjeçarin nga Lushnja të denoncojë historinë e tij në studion e emisionit “Pa Gjurmë’.
Vite më parë Serian Malia u martua me shkuesi me Elana Kadillarin nga një fshat tjetër i Lushnjes. Por kjo martesë nuk ishte një martesë e zakonshme, pasi ishte e vendosur mbi disa kushte. Seriani do të jetonte me gruan në shtëpinë e familjarëve të saj dhe për më tepër ajo ishte e sëmurë me probleme të shëndetit mendor.
Në fillim marrëdhëniet ishin të mira ndërsa Seriani kujdesej për bashkëshorten e tij. Më datë 10 mars 2012 në jetë erdhi djali i tyre i parë i cili lindi me çrregullim të spektrit autik. Tashmë Serianit I duhej të kujdesej për gruan dhe djalin e sëmurë. Ai gjithashtu u zhyt në borxhe për shkak të pamundësisë ekonomike.
Por edhe pse Serian Malia po bënte ç’mos që gruas dhe djalit mos t’u mungonte asgjë, mes tij dhe familjarëve të Elanës lindën konflikte.
Ishte viti 2022 kur vjehrra keqtrajtoi nipin e sëmurë, ndërsa menjëherë Seriani shkoi ta mbronte. Por në këtë moment 38-vjeçari u dhunua dhe u dëbua nga vjehrra, vjehrri dhe kunati. Ata nuk e lejuan të kthehej më në shtëpi ndërsa hapën dhe gjyq me pretendimin se Seriani kishte dhunuar gruan, për të bërë divorcin, gjë e cila u pushua më pas.
Por pas kësaj vjen padrejtësia tjetër nga zyra e avokatit Erion Sina, i cili e merrte në telefon Serianin dhe i kërkonte lekët e pensionit ushqimor për djalin qe jetonte me të shoqen, pa pasur një vendim gjykate. Ai pagoi 1 miljon lekë të vjetra ndërsa kur zbuloi mashtrimin, avokati Sina u zhduk.
Tashmë Seriani jeton në vendlindjen e tij, Toshkëz të Lushnjes ndërsa të birin e takon vetëm në ambjentet e shkollës pasi nuk lejohet nga njerëzit e bashkëshortes.
Televizioni Report TV është një nga televizionet informative më profesionalë dhe të pavarur në panoramën mediatike shqiptare. Lajmi i fundit, ekskluzive, aktualitet, sociale, ekonomi, kulture, sport, lajme nga vendi rajoni dhe bota.
Për më shumë vizitoni: http://shqiptarja.com dhe https://www.report-tv.al/home
Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: / @reporttvalbania
Like Report Tv on Facebook HERE: / reporttval
report-tv.al/home
shqiptarja.com/home
facebook.com/reporttval
instagram.com/reporttv.al/?hl=en
twitter.com/shqiptarjacom?lang=en
https://www.instagram.com/shqiptarjac...
#ReportTv #ReportTvLajme