Перейти к содержимому

MCN Economy- Shtetëzimi i Aeroporotit të Vlorës, goditje për qeverinë

MCN TV

0:00 / 0:00

MCN Economy- Shtetëzimi i Aeroporotit të Vlorës, goditje për qeverinë

3 931 просмотр · 1 день назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
3 931 просмотр · 1 день назад
Aeroporti i Vlorës përballet me një tjetër zhvillim të rëndësishëm juridik, pasi një urdhër i 16 shtatorit, në kuadër të procedurës së arbitrazhit të administruar nga ICC, ka ndaluar përkohësisht qeverinë shqiptare të marrë posedimin apo kontrollin operacional të aeroportit, të kërkojë dorëzimin e aseteve apo të zëvendësojë kompaninë koncesionare me një operator tjetër. Masa vlen deri në ngritjen e Tribunalit të Arbitrazhit dhe shqyrtimin e çështjes në themel. Zhvillimi vjen pasi Ministria e Infrastrukturës kishte nisur procedurën për zgjidhjen e parakohshme të kontratës koncesionare. Përballë kësaj situate, gazetarja Ola Xama, juristi Romeo Kara dhe eksperti i ekonomisë Pano Soko analizuan në studio konfliktin mes palëve, pikëpyetjet mbi kontratën, ecurinë e punimeve dhe pasojat që mund të ketë zgjatja e procesit të arbitrazhit. Ola Xama u ndal te përmbajtja e masës së arbitrazhit dhe te mënyra se si është vepruar nga autoritetet shqiptare, duke argumentuar se vendimi ngre pikëpyetje mbi nxitimin për ndërprerjen e kontratës. Nga ana tjetër, juristi Romeo Kara e cilësoi procesin e arbitrazhit si një procedurë që mund të zgjasë në kohë, duke vënë theksin te mungesa e qartësisë mbi marrëdhëniet mes ortakëve të koncesionit. Juristi ngriti edhe pikëpyetje mbi kredinë bankare të marrë nga kompania koncesionare dhe paralajmëroi për rëndësinë e mënyrës se si do të ndërpritet kontrata. Ndërsa eksperti i ekonomisë Pano Soko e vendosi situatën në një kuadër më të gjerë, duke theksuar se, pavarësisht akuzave dhe përplasjeve mes palëve, problemi kryesor mbetet fakti që Shqipëria ende nuk ka një aeroport funksional në Vlorë. Sipas Sokos, përplasja mes ortakëve dhe zhvillimet e mëvonshme politike kanë ndikuar në situatën e krijuar rreth projektit.