MCN Economy- Nafta 2.5 euro, qeveria nën presion për ulje taksash
MCN TV
0:00 / 0:00
MCN Economy- Nafta 2.5 euro, qeveria nën presion për ulje taksash
1 116 просмотров · 2 дн. назад
MCN TV
141 тыс. подписчиков
1 116 просмотров · 2 дн. назад
Çmimi i naftës në Shqipëri ka arritur në rreth 2.5 euro për litër, duke rikthyer në qendër të debatit barrën fiskale dhe nevojën për masa nga Qeveria. Rritja e çmimit të karburantit nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve, por përcillet në mënyrë zinxhir te transporti, bizneset, prodhimi dhe çmimet e produkteve të përditshme.
Në studion e ‘MCN Economy’, profesoresha Valbona Sakollari, sipërmarrësi Rrezart Lahi dhe eksperti i ekonomisë Rildo Ngjela diskutuan për shkaqet e rritjes së çmimit dhe mundësinë e ndërhyrjes së shtetit përmes taksave apo mekanizmave të tjerë.
Sakollari u shpreh se diskutimi për çmimin e naftës nuk është një problem i shfaqur së fundmi, por një çështje që prej muajsh ka ndikuar drejtpërdrejt te konsumatori dhe biznesi. Sipas saj, mungesa e një mekanizmi të qëndrueshëm për të amortizuar luhatjet e çmimeve ka bërë që barra të përfundojë te qytetarët.
Ajo theksoi se shtrenjtimi i karburantit reflektohet menjëherë në konsumin e përditshëm, ndërsa bizneset, përballë kostove më të larta, janë të detyruara ta transferojnë një pjesë të barrës te konsumatori.
Nga ana tjetër, sipërmarrësi Rrezart Lahi solli në vëmendje efektin zinxhir që ka rritja e karburantit mbi bizneset. Sipas tij, sipërmarrjet përballen me tre alternativa: të ulin fitimin, të reduktojnë shpenzimet ose të rrisin çmimet.
Sipas tij, efekti i rritjes së karburantit nuk kufizohet vetëm te përdorimi i automjeteve, por prek drejtpërdrejt kostot e sipërmarrjeve dhe mund të sjellë pasoja në punësim dhe në çmimet finale.
Ndërkohë, eksperti i ekonomisë Rildo Ngjela u ndal te rikthimi i Bordit të Transparencës dhe diferenca mes mënyrës se si reflektohen në treg rritjet dhe uljet e çmimit të naftës.
Sipas Ngjelës, gjatë periudhës së fundit rritja e çmimit në tregjet ndërkombëtare ka qenë e konsiderueshme, ndërsa në tregun vendas ndikojnë edhe faktorë të tjerë, përfshirë kursin e këmbimit dhe strukturën e tregut të hidrokarbureve.
Eksperti ngriti gjithashtu çështjen e strukturës së tregut, duke folur për koordinim të çmimeve mes operatorëve të hidrokarbureve dhe për ndikimin që ka rritja e çmimit të naftës në të ardhurat e buxhetit të shtetit.