Перейти к содержимому

Gatime nga zonja Albana, Plëndës në tavë

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Gatime nga zonja Albana, Plëndës në tavë

5 711 просмотров · 4 г. назад
Rreze Dielli
220 тыс. подписчиков
5 711 просмотров · 4 г. назад
#rrezedielli #reportTV Plëndës në tavë 1 kg plëndës i pastruar 4-5 lgj vaj ulliri 1 qepë mesatare 1 lugë kafeje miell 2 domate ose 1 lgj salcë domate 3-4 thelpinj hudhër 2 lgj uthull Kripë, piper i zi, piper i kuq Plëndësin e pastruar e vendosim fillimisht të ziejë mirë. Më pas e presim në rripa të hollë. Kaurdisim qepën e grirë imët spërkatur me pak kripë. Sapo qepa të bëhet transparente shtojmë domatet e grira në rende ose salcën e domates, pak lëng nga zierja e plëndësit, uthullën dhe hudhrat e shtypura. E trazojmë mirë dhe më pas vendosim plëndësin. E lemë gatimin të marrë valë për rreth 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe piper të kuq dhe të gjithë masën e kalojmë në një tavë. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë Celsius. Sipas dëshirës nëse e duam gatimin pak më të plotë gjatë kaurdisjes së qepës mund të shtojmë dhe pak miell.