Перейти к содержимому

Rreze Dielli 15 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Tave me plëndës

Rreze Dielli

0:00 / 0:00

Rreze Dielli 15 Shkurt 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Tave me plëndës

10 999 просмотров · 7 л. назад
Rreze Dielli
220 тыс. подписчиков
10 999 просмотров · 7 л. назад
Tavë me plëndës Përbërësit: 1 kg plëndës 2-3 kokrra qepë 4 thelpinj hudhër Vaj ulliri 1 lç piper i kuq 3 lgj uthull 1 lgj miell Kripë dhe piper i zi Përgatitja: Pasi plëndësi të jetë pastruar mirë e vendosim të ziejë derisa piruni të ngulet lehtë. Më pas plëndësin e lemë të ftohet pak dhe e presim në rripa të hollë. Në një tigan me 6 lugë vaj ulliri kaurdisim qepën të prerë hollë në shirita. Sapo ajo të fillojë të zverdhet pak e pudrosim me pak miell dhe e trazojmë për rreth 1 minutë. Shtojmë piperin e kuq, kripën, piperin e zi, uthullën, lëngun e plëndësit dhe e lëmë qepën të ziejë derisa përbërësit të lidhen, shtojmë dhe plëndësin aty dhe e kalojmë gatimin nga tigani në një tavë të cilën e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë Celsius për 20-25 minuta derisa lëngu të shterojë por jo të thahet.