Перейти к содержимому

Harapash tradicional - shije e vjetër që nuk harrohet nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

Vizion Plus TV

0:00 / 0:00

Harapash tradicional - shije e vjetër që nuk harrohet nga shefja e kuzhinës Albana Mançja

544 просмотра · 1 дн. назад
Vizion Plus TV
985 тыс. подписчиков
544 просмотра · 1 дн. назад
Përbërësit: 1 gotë miell misri OLA 1 gotë ujë të nxehtë 2 gota qumësht 100 gr gjalpë 3 lugë gjelle vaj Kripë sipas dëshirës Pak piper Djathë i bardhë i thërrmuar (sipas dëshirës) Përgatitja: Ngrohim 3 lugë gjelle vaj dhe 1 lugë gjelle gjalpë. Në to kaurdisim miellin e misrit për rreth 2 minuta, pa i dhënë ngjyrë. Shtojmë ujin e ngrohtë duke e trazuar vazhdimisht. Më pas, shtojmë qumështin dhe vazhdojmë përzierjen. Rregullojmë shijen me kripë dhe trazojmë derisa masa të trashet dhe të fillojë të shkëputet nga anët e enës. Nëse harapashi rezulton shumë i trashë, mund të shtojmë pak ujë të ngrohtë, kos, dhallë ose qumësht, sipas dëshirës, për të arritur konsistencën e preferuar. E shërbejmë në pjata. Shkrijmë 50 gr gjalpë, i shtojmë një majë luge piper dhe me të spërkasim harapashin. Në fund, sipas dëshirës, shtojmë edhe pak djathë të bardhë të thërrmuar përpara se ta shërbejmë të ngrohtë. “Mes’dritë”, emisioni që e nis ditën me informacion, aktualitet, histori njerëzore, këshilla dhe tema që na prekin të gjithëve. Nën moderimin e Alma Çelaj, “Mes’dritë” ju shoqëron nga e hëna në të shtunë, ora 09:00-12:00. Një mëngjes i nisur ndryshe, me një përzgjedhje të pasur temash sociale, aktuale dhe me energji të mirë. #vizionplustv #mesdrite #almacelaj