Перейти к содержимому

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Homoseksualë, myslimanë dhe indigjenë në majat e politikës amerikane

5 069 просмотров · 1 дн. назад
Top Channel Albania
3,32 млн подписчиков
5 069 просмотров · 1 дн. назад
Zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk sollën vetëm një fitore të rëndësishme për demokratët, por edhe disa rezultate historike që po ndryshojnë hartën e përfaqësimit politik në vend. Përtej humbjeve të republikanëve dhe sinjalit të fortë të pakënaqësisë ndaj mandatit të dytë të presidentit Donald Trump, këto zgjedhje u shndërruan edhe në një moment të veçantë për gratë, komunitetet etnike dhe grupet që deri më tani kanë qenë pak të përfaqësuara në nivelet më të larta të pushtetit amerikan. Një nga rezultatet më të rëndësishme u regjistrua në Xhorxhia, ku demokratja Keisha Lance Bottoms fitoi garën për guvernatore, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që merr këtë post në historinë e shtetit. Ish-kryebashkiakja e Atlantës arriti të mposhtë miliarderin republikan Rick Jackson, duke i rikthyer demokratëve drejtimin e Xhorxhias pas më shumë se dy dekadash kontrolli republikan. Një tjetër arritje historike erdhi nga Nju Hempshëri. Demokrati Chris Pappas u bë burri i parë homoseksual i deklaruar hapur që zgjidhet në Senatin amerikan. Pappas, i cili ka qenë pjesë e Dhomës së Përfaqësuesve që prej vitit 2019, shënon kështu një moment të rëndësishëm për përfaqësimin e komunitetit LGBT në politikën amerikane. pamje :AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Trump#TopChannelNews