9 DITËSHI I SHËN NËNË TEREZËS - DITA 6
Radio Maria - Kosovë
0:00 / 0:00
9 DITËSHI I SHËN NËNË TEREZËS - DITA 6
854 просмотра · 3 года назад
Radio Maria - Kosovë
8,79 тыс. подписчиков
854 просмотра · 3 года назад
NËNTËDITËSHI KUSHTUAR SHËN NËNË TEREZËS
Dita e gjashtë
Të meditojmë me Nënë Terezën!
Bashkësia ime janë të varfrit. Siguria e tyre është e imja. Shëndeti i
tyre është i imi. Shtëpia e tyre është e imja. Fëmijëve dhe të varfërve,
të gjithë atyre që vuajnë, jepjani, jo vetëm kujdesin tuaj, por edhe
zemrën tuaj. Sepse jeta e atyre që askush nuk iu afrohet, për arsye se
janë të infektuar, plot mikrobe dhe qelbësirë; e atyre që nuk shkojnë
në lutje, sepse s’mund të dalin nga shtëpia të zdeshur; e atyre që nuk
mund të hanë, sepse s’kanë fuqi; e atyre që rrinë nëpër trotuare, duke
e ditur se po vdesin dhe që përskaj tyre kalojnë njerëzit dhe as nuk i
shikon... është e imja. Shtëpia e tyre është e imja. Bota e tyre është e
imja. Në zemrën time ka vend për ta, por edhe për shumë të tjerë, për
të gjithë. Mëkati më i madh është: mungesa e dashurisë, moskujdesi
për të afërmin.
Vendosja e një fotografie me të varfër pranë ikonës së Nënë Terezës e
përcjell një shpjegim i shkurtër:
Të varfrit për Nënë Terezën ishin vetë Jezusi, që përmes tyre thoshte:
Kam etje për dashuri, për butësi, për mirëkuptim, për ndihmë, për
pranim, për falje. Ndërmjetësia e Shën Nënë Terezës bëftë, që fjalët e
Krishtit: “Sa herë që i keni ndihmuar një të varfëri, më keni ndihmuar
mua” (krh. Mt 25, 31-46), të bëhen për Kishën dhe për institucionet
shtetërore program jete dhe stil, me të cilin ju qasen varfërive të
ndryshme dhe të shumta të shoqërisë sonë.
Lutja kushtuar Shën Nënë Terezës
Shën Nënë Tereza e Kalkutës, ti që të varfrit i vendose në qendër të
preokupimit tënd, bëj që ne të pranishmit dhe të gjithë ata që e kanë
dëgjuar fjalën e Krishtit, të mos jemi indiferent, kur një vëlla apo një
motër e jona ka nevojë për ndihmën tonë! Nxirre hirin nga zemra e
Jezusit, që vendet dhe njerëzit e pasur të kujdesohen për të varfrit dhe
të jenë të barabartë në shpërndarjen e të mirave tua! Ndihmona të
kuptojmë se mëkati më i madh, që njeriu mund të bëjë është mungesa
e dashurisë dhe moskujdesi për të afërmin! Amen.
Angazhimi personal – të gjithë së bashku me zë të lartë:
Meqenëse Jezusi na ka porositur, se dera nëpër të cilës kalohet në
Parajsë është dashuria ndajë nevojtarëve, e pranoj angazhimin se do
të mundohem ta mbajë të hapur gjithmonë këtë derë.