Shije Shtëpie - Pite me kunguj të njomë dhe karota (pa peta) nga Znj. Vjollca - Tv Klan
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Shije Shtëpie - Pite me kunguj të njomë dhe karota (pa peta) nga Znj. Vjollca - Tv Klan
9 498 просмотров · 3 г. назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
9 498 просмотров · 3 г. назад
#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.
Brumi:
3 vezë
1 filxhan çaj kos
1/2 filxhan çaj qumësht
300 gr miell
1 lugë çaj pluhur pjekës
Pak kripë + 2 lugë gjelle vaj ulliri
Mbushja:
3 kunguj të njomë (mesatarë)
2 karota ( mesatare )
1 qepë
200 gr djathë ose gjizë
4 lugë gjelle vaj ulliri
Kripë
1 të verdhë veze për lyerjen e pitës
1.5 lugë gjelle susam
Në një tas përziejmë 3 vezë të plota, shtojmë në të kosin, qumështin, përziejmë të gjitha përbërësit e më pas shtojmë miellin + pluhurin pjekës + kripë, i trazojmë mirë dhe formojmë një brumë jo të trashë por që të derdhet lehtë nga luga. Grijmë qepën shumë hollë e më pas kungullin dhe karotën e grijmë në rende nga ana më e trashë. Presim kungullin, e përziejmë me ½ lugë kafe kripë, e lëmë për 10 minuta. E kullojmë më pas e përziejmë në një tas të vetëm kungull, karrotë, qepë + djath të thërrmuar.
Shtojmë në tas vaj dhe pak fare kripë dhe piper të zi. I përziejmë mirë përbërësit dhe e lëmë tasin mënjanë. Në një tepsi mesatare shtrojmë letër pjekjeje, ½ e brumit e shtojmë si bazë në tepsi duke e niveluar mirë. Më pas lugë, lugë shtrojmë perimet, i nivelojmë mirë e më pas pjesën tjetër të brumit e nivelojmë në sipërfaqe. Lyejmë sipërfaqen më të verdhën e vezës e spërkasim me susam dhe vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 190-200 gradë për 30 minuta.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow rtvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ #Receta#ZonjaVjollca#KaterinaTrungu