Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 29 Shtator 2026, ora 19:30 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 29 Shtator 2026, ora 19:30 | Lajme - News

7 025 просмотров · 23 часа назад
RTV KLAN
2,27 млн подписчиков
7 025 просмотров · 23 часа назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 29 Shtator 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Reis Çiço Headlines: Shqipëria kërkon sot fitoren e dytë në San Marino. Sfida, në TV Klan Sonte në San Marino, Kombëtarja shqiptare e futbollit do të kërkojë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kombeve. Trajneri Maran ka kërkuar nga futbollistët që ta marrin seriozisht këtë sfidë. Ndeshja nis në orën 20:45 dhe do të transmetohet në ekranin e TV Klan. Rama: Për “Zvërnecin” vendos shkenca, jo protestat në rrugë. Zhurma ishte për Trump Kryeministri Edi Rama shprehet se për projektin në Zvërnec do të vendoset pas raportit shkencor që do të hartojnë ekspertët. Në një forum për turizmin të mbajtur në Bruksel, Rama tha se zhurma nuk ishte kundër projektit, por kundër familjes Trump. Strategjia e re e BE: Anëtarët e rinj, pa të drejtë vetoje. Vendime me shumicë të cilësuar Komisioni Europian do të miratojë një strategji të re që parashikon të drejta të kufizuara për anëtarët e rinj. Një hap i rëndësishëm është heqja e vetos dhe marrja e vendimeve me shumicë të cilësuar për çështje të rëndësishme. Vlora Hyseni kërkon lirinë në apel. Balla: PS s’mbron askënd. PD: Kush e propozoi? Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni, i kërkoi sot Apelit të rrëzojë masën e arrestit në shtëpi. Vijojnë përplasjet politike. Taulant Balla thotë se PS nuk bëhet avokate për askënd. PD i ka dërguar 146 pyetje Ramës dhe Begajt për këtë çështje. “Pasqyra e Çmimeve” të ushqimeve nis në tetor. Një pjesë nuk do të ndryshojnë për 3 muaj Në fillim të tetorit pritet të jetë online “Pasqyra e Çmimeve” me 160 produkte të listuara. Për një gamë produktesh do të ketë një çmim të fiksuar për 3 muaj. Ministria e Ekonomisë paralajmëroi masa të reja edhe për strehimin. PDK: Ligji për “Specialen” të votohet para presidentit. LVV kërkon më parë votat për kreun e ri të shtetit PDK kërkoi sot që ligji për Dhomat e Specializuara të miratohet përpara zgjedhjes së Presidentit. Por Vetëvendosje këmbëngul se përparësi duhet të ketë votimi i kreut të shtetit para 6 tetorit, me qëllim shmangien e zgjedhjeve të parakohshme. Rubio: Një dorë e huaj e përfshirë në incidentin pranë bazës në Britani. Dyshime për Iranin dhe Rusinë Sekretari i Shtetit, Marko Rubio, thotë se ka dyshime se një dorë e fshehtë e një shteti të huaj është përfshirë në incidentin pranë bazës britanike. Autoritetet po hetojnë për implikime të mundshme të Iranit, Rusisë ose Shtetit Islamik. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/