“Banka e Shqipërisë s’u godit as në 97-tën”, Rama: Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve
RTV KLAN
0:00 / 0:00
“Banka e Shqipërisë s’u godit as në 97-tën”, Rama: Qeveria do paguajë 50% të qirasë së studentëve
1 417 просмотров · 3 часа назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 417 просмотров · 3 часа назад
Kryeministri Edi Rama u shpreh se protesta ka të rinj, që janë radikalizuar me lëvizjen Antifa. Rama theksoi se dhuna është e lidhur me elemente të brendshëm dhe të jashtëm.
Më tej, Rama nënvizoi se qeveria do të paguajë 50 përqind të qirasë së studentëve. Nënvizoi se do rritet buxheti për të rinjtë dhe mundësia për punësim.
“Në rrugë janë djem dhe vajza që duan të kritikojnë këdo që ju del përpara. Ka duar të brendshme dhe të huaj në këto protesta e të gjitha së bashku kanë mbështetje të jashtëzakonshme nga forca të huaja, që kanë interes që të destabilizojnë Shqipërinë dhe Europën në tërësi. Këto elemente nuk janë studentë, nuk janë pjesa që dëshiron të kërkojë ndryshimin. Kjo pjesë nuk është nxitëse e dhunës. Aty dalin dhe kinse pedagogët, ku ka shumë pak pedagogë, që japin jehonë e mbështetje e nuk bëjnë asgjë që të distancohen nga dhuna. Këto janë njerëz që duan të na imponojnë me gurë e me zjarr.
Në bulevardin kryesor të Tiranës shikojmë që ka njerëz me maska. Jam këtu për të shprehur solidaritet për bankat, që janë këtu për të mbajtur të sigurta paratë e shqiptarëve. Kjo do të kalojë, por ne nuk do harrojmë. Banka e Shqipërisë nuk është prekur as më 1997 dhe sot është gjuajtur me gur. Ne po përgatisim një ligj të re, që adreson edhe problematikën e studentëve.
Po krijojmë një qasje të re në raport me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë për të paguar qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50 përqind të qirasë për studentët, që plotësojnë kushtet, që janë të lidhura me kriteret e studimet. Po mbështesim çiftet e reja me interes zero për një apartament deri në një çmim të caktuar. Është ligj që sjell mbështetje për mijëra apartamente në vit”, tha Rama.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: / klannews
Follow @klannews on Instagram: / tvklannews
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan