Tv Klan - Rama takon përfaqësuesit e sistemit bankar
RTV KLAN
0:00 / 0:00
Tv Klan - Rama takon përfaqësuesit e sistemit bankar
1 443 просмотра · 5 часов назад
RTV KLAN
2,28 млн подписчиков
1 443 просмотра · 5 часов назад
Banka e Shqipërisë dhe ato të nivelit të dytë kanë qenë në shënjestër të sulmeve të protestuesve, ndaj kryeministri Edi Rama, i cili zhvilloi nje takim me drejtues të këtyre institucioneve përsëriti qëndrimin se dhuna në drejtim të tyre nuk është orkestruar nga studentë por elementë të jashtëm që duan destabilitet.
“Banka e Shqipërisë nuk është prekur as në ’97-ën dhe sot është e gjuajtur me gurë. Donin të provokonin një tjetër 21 Janar, për të provokuar policinë, duke, larg qoftë, krijuar një situatë simetrike me 21 Janarin. Kemi qenë shumë të vetëdijshëm. Kemi neutralizuar edhe një sulm me dron me eksploziv ndaj Kryeministrisë”, tha Rama.
Rama nënvizoi se në koordinim me Francën dhe Italinë po hartohet një plan masash për protestuesit e dhunshëm por edhe me disa specifika për rastin shqiptar.
“Nuk është këtu vetëm çështja e pagesave nën dorë të subjekteve të caktuara dhe të krimit të organizuar për djem të çoroditur periferish, për të mitur që vijnë dhe ngrenë gurin. Këtu ka dhe ndërhyrje malinje të lidhura me pozicionin e Shqipërisë dhe të lidhura për fat të keq edhe me një përpjekje djallëzore për të yshtur urrejtje fetare”, tha Rama.
Plani i masave parashikon dëmshpërblim financiar edhe kufizim të hyrjes në vendet e Bashkimit Europian.
“Do të vijë fatura në familje, do të paguajë familja. S’do të marrë shërbim nga shteti familja e një të mituri që vjen dhe djeg pronat e një tjetri. Ne do të vendosim në regjistër njerëzit e dhunshëm, do t’u mbyllim shumë aksese nëpër aeroporte, hotele, trena, të gjitha mjetet e transportit. Dhe do të bashkëpunojmë, dhe e kemi nisur punën me vendet e BE-së, për t’u ndaluar aksesin në ato vende si njerëz të dhunshëm”, tha Rama.
Paralajmëroi ndërhyrje edhe në ligjin për tubimet.
“Pjesëmarrja në tubim i mbuluar do të jetë në vetvete konflikt me ligjin. Kush nuk do që protesta të marrë përgjigje me gaz, s’ka nevojë të mbulohet. Mjafton të mos gjuajë me gurë, të mos bëjë dhunë, të mos thyejë e vandalizojë dhe s’ka nevojë për gaz lotsjellës”, tha Rama .
Për ato studentë që kanë dalë për të kërkuar arsim cilësor e kushte më të mira thotë se shqetësimet e tyre do të adresohen, duke nisur me ligjin për strehimin social.
“Ne do t'i adresojmë problemet duke i nxjerr një për një detyrat, detyrat që kanë të bëjnë me avancimin e mëtejshëm të ligjit që sot në qeveri e kemi kaluar për Parlamentin, për strehimin social të përballueshëm, ku sigurisht do të na duhet patjetër edhe bashkëpunimi me ju. Kështu që qeveria do të futet për të paguar 50% të qerasë për të gjithë ata studentë të cilët i plotësojnë kushtet që janë të lidhura natyrisht me kriteret, studimet etj”, tha Rama.
Premtoi rritje të buxhetit edhe për nxitjen e politikave të punësimit.
“Të gjithë ata të rinj që duan të punojnë, të gjithë ata të rinj që duan të shkollohen, të gjithë ata të rinj që duan të imponohen me talent, me dije dhe me punë, janë ata të cilët janë shqetësimi im më i madh”, tha Rama.
Një koment Rama e kishte edhe për pedagogët të cilët paralajmëruan bojkot të mësimit.
“Një protestë pedagogësh dhe studentësh, jo një protestë e disave që përpara se të jenë pedagogë janë flamurtarë të një partie opozitare dhe që vijnë edhe thyejnë karriget e dialogut atje tek Kryeministria me gjithfarë njerëzish që s'kanë lidhje fare me universitetin dhe që nuk distancohen nga dhuna”, tha Rama.
#EdiRama #SistemiBankar #Bankat #BankaEShqipërisë #GentSejko #DepozitatBankare #EkonomiaShqiptare #SiguriaFinanciare
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: / tvklan
Follow Tvklan on Instagram: / rtvklan
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/