Перейти к содержимому

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 2 Shtator 2026, ora 23:00 | Lajme - News

RTV KLAN

0:00 / 0:00

Edicioni i Lajmeve Tv Klan 2 Shtator 2026, ora 23:00 | Lajme - News

1 706 просмотров · 8 часов назад
RTV KLAN
2,26 млн подписчиков
1 706 просмотров · 8 часов назад
Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00, 2 Shtator 2026 #TvKlan #klanlajme Spiker: Oljona Maloku Headlines Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë, në fokus rritja e pranisë së socialistëve në terren Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim ministrat dhe drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i pranisë së socialistëve në terren dhe ndjekja e shqetësimeve të qytetarëve deri në zgjidhje. Dorëhiqet ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala: Kam pranuar disa angazhime ndërkombëtare Pas një viti në detyrë, ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, ka dhënë sot dorëheqjen. Përmes një video-mesazhi, ajo u shpreh se ka pranuar disa angazhime ndërkombëtare në fushën e profesionit të saj si mjeke. Rama: Asnjë kontroll në biznese pa paralajmërim, gjoba të jetë hapi i fundit për shkelësit Kryeministri Edi Rama njoftoi sot nisjen e një qasjeje të re ndaj biznesit, në kuadër të dokumentit “Besa”. Rama tha se nuk do të ketë më kontrolle pa paralajmërim në biznese dhe se gjoba do të jetë hapi i fundit ndaj shkelësve. Marta Kos, pro heqjes së vetos në BE: Me rëndësi, kalimi te shumica e cilësuar Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, mbështet propozimin e 11 vendeve anëtare për heqjen e vetos në marrjen e vendimeve brenda Bashkimit Europian. Ajo thotë se për të është i rëndësishëm kalimi te vendimmarrja me shumicë të cilësuar. Kriza politike në Kosovë, Kurti takon sërish Abdixhikun. Opozita proteston Një ditë pas refuzimit të gjashtë deputetëve të LDK-së për të votuar Bekim Sejdiun si president, kryeministri Albin Kurti rinisi takimet me Lumir Abdixhikun. Opozita protestoi para selisë së qeverisë, duke akuzuar Kurtin se po shkatërron demokracinë. Putin përplaset me kryeministrin armen: Anëtarësimi në BE problem, pyesni popullin Presidenti rus pati një përplasje të paprecedentë me kryeministrin armen lidhur me aspiratat e vendit për t’u anëtarësuar në BE. Putin tha se kjo bie ndesh me qëndrimin e Armenisë në Bashkimin Euroaziatik, ndaj i kërkoi që për këtë çështje të vendosë populli. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info@tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook:   / tvklan   Follow Tvklan on Instagram:   / rtvklan   Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/