Перейти к содержимому

Top Channel/ Putin i hapur për ulje tensionesh! Kremlini flet për propozime të Trumpit

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Putin i hapur për ulje tensionesh! Kremlini flet për propozime të Trumpit

5 673 просмотра · 13 ч назад
Top Channel Albania
3,31 млн подписчиков
5 673 просмотра · 13 ч назад
Lufta në Ukrainë zuri pjesën më të madhe të telefonatës së të premtes mes Donald Trumpit dhe Vladimir Putinit, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov. Ai deklaroi për mediat shtetërore ruse se Putini ishte treguar i hapur ndaj disa propozimeve amerikane për hapa drejt uljes së tensioneve. Peskov nuk dha hollësi për përmbajtjen e tyre. Paralelisht, në Miami u zhvilluan bisedime mes zyrtarëve amerikanë, ukrainas dhe përfaqësuesve të Gjermanisë, Francës, Britanisë, Komisionit Europian dhe NATO-s. I dërguari amerikan Steve Witkoff i cilësoi diskutimet konstruktive. Sipas tij, palët shqyrtuan mundësi për përfundimin e luftës përpara dimrit dhe arritjen e një paqeje të qëndrueshme. Në tryezë ishin garancitë e sigurisë, furnizimi me energji, eksportet e drithërave dhe rindërtimi i Ukrainës. U diskutua edhe perspektiva e anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Megjithatë, pengesa kryesore mbetet territori. Moska kërkon kontrollin e gjithë Donbasit, përfshirë zonat që mbahen ende nga Kievi. Presidenti Volodymyr Zelensky kundërshton dorëzimin e tyre. Telefonata Trump–Putin solli edhe njoftimin për lehtësimin e kufizimeve amerikane ndaj naftës ruse, për të shtuar furnizimin në tregjet botërore. Zelensky e kritikoi këtë vendim, duke paralajmëruar se të ardhurat shtesë do të financojnë luftën e Moskës. Uashingtoni synon bisedime më të gjera me Rusinë dhe Ukrainën gjatë këtij muaji, por ende nuk ka një datë të konfirmuar. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #Russia#Ukraine#TopChannelNews