“Xhadat”- Bashkia e Tiranës nuk llogarit dot 13.5m2, sorollat qytetarin nga një drejtori në tjetrën!
MCN TV
0:00 / 0:00
“Xhadat”- Bashkia e Tiranës nuk llogarit dot 13.5m2, sorollat qytetarin nga një drejtori në tjetrën!
1 177 просмотров · 11 ч назад
MCN TV
142 тыс. подписчиков
1 177 просмотров · 11 ч назад
Investigimi i emisionit “Xhadat” në MCN TV mbi pronën e z. Kadri Demneri, e cila është përfshirë në projektin e Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e trotuarit, rikthehet me zhvillime të reja.
Pas ankesës së qytetarit, Bashkia pranoi fillimisht se sipërfaqja e prekur nga projekti ishte 13.5 metra katrorë dhe jo 7.8 metra katrorë, siç ishte përcaktuar në dokumentacionin paraprak. Por në përgjigjen e fundit, institucioni rikthehet sërish te shifra 7.8 metra katrorë, duke bërë që qytetari të mos ketë ende një përgjigje përfundimtare mbi sipërfaqen e pronës që do të shpronësohet.
Në pjesën e parë të investigimit, gazetari Ersid Karaj dhe z. Kadri Demneri matën sipërfaqen e pronës që ishte përfshirë në projektin e trotuarit. Pas paraqitjes së ankesës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, përfaqësuesja e institucionit i bëri të ditur qytetarit se vlera e përcaktuar në shkresë ishte paraprake dhe se ai kishte të drejtë ta kundërshtonte. Pas shqyrtimit të ankesës, Bashkia e Tiranës i ktheu përgjigje duke pranuar se sipërfaqja ishte 13.5 metra katrorë dhe jo 7.8.
Por kur qytetari kërkoi të sqarohej edhe për pagesën e shpronësimit dhe nëse emri i tij ishte përfshirë në listën e përfituesve, nisi një tjetër rrugëtim mes zyrave të administratës. Fillimisht, Bashkia e orientoi drejt Drejtorisë së Financës, por atje qytetari dhe gazetari u përballën me pengesa për të marrë informacion. Madje, punonjësi i policisë bashkiake nuk lejoi as qytetarin të futej i vetëm në ambientet e drejtorisë për të kërkuar sqarime.
Në përgjigjen e mëvonshme, Bashkia i riktheu sërish shifrën prej 7.8 metrash katrorë, duke theksuar se çështja po verifikohej nga Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit të Investimeve dhe Monitorimit të Punëve Publike. Kështu, qytetari u përball me dy përgjigje të ndryshme nga i njëjti institucion, pa një matje përfundimtare që të sqaronte se cila ishte sipërfaqja reale e pronës së prekur.
Gazetari iu drejtua kësaj drejtorie, por fillimisht nuk arriti ta gjente në adresën ku ishte orientuar nga punonjësit e Bashkisë. Pas zhvendosjes në një tjetër godinë, ekipi u përball me një tjetër debat për hyrjen me kamerë. Një punonjës pranoi të takonte qytetarin pa praninë e gazetarit, por sipas z. Kadri, takimi nuk solli asnjë sqarim konkret.
Program investigativ me karakter satirik.#MCNTV #MCN #Xhadat