Перейти к содержимому

Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten. Justina Shiroka Pula merr 81 vota, pas marrëveshjes me PDK

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Kosova zgjodhi presidenten. Justina Shiroka Pula merr 81 vota, pas marrëveshjes me PDK

6 148 просмотров · 17 ч назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
6 148 просмотров · 17 ч назад
Pas dy vjetësh ngërç institucional, e në minutat e fundit të afatit kushtetues, deputetët e kuvendit të Kosovës zgjodhën presidentin e ri.Akademikja Justina Shiroka Pula mori besimin e 81 deputetëve nga gjithsej 84 sa votuan, dy vota ishin të pavlefshme e një shkoi për kundër kandidaten e saj, Eliza Hoxhën.Procedura e votimit për president përfundoi në orën 12:03 pas mesnatës. Pasi gjithë deputetët hodhën fletëvotimin në kuti, në pak minuta Justina Shiroka Pula dha betimin si presidente. Emri i Shiroka – Pulës derivoi nga oferta e tretë që Lëvizja Vetëvendosje i bëri Partisë Demokratike të Kosovës. Palët ndonëse pa takim dhe nëpër konferenca për media u dakorduan që fillimisht të votonin për ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Ligji që u bë kushti kryesor për votat e PDK-së për presidentin, mori mbështetjen e 88 deputetëve.Aleanca votoi pro ligjit, e menjëherë u largua nga salla e seancave plenare, duke bojkotuar zgjedhjen e presidentit, ndërkohë Lidhja Demokratike e Kosovës, mori pjesë në seancën e jashtëzakonshme, por jo në votimet për ligjin dhe presidentin.Partitë politike përshëndetën zgjedhjen e Justina Shiroka Pulës si presidente e njëkohësisht edhe votimin e Ligjit për ndryshimet e Speciales. “Shumë mund e përpjekje, për kompromisin në fund. Për Republikën e Kosovës”, shkroi kryeministri Albin Kurti, teksa falënderoi deputetët për votën e tyre pro ligjit për Specialen dhe presidenten.Zgjedhja e Justina Shiroka Pulës si presidente u përshëndet edhe nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe ambasadat e vendeve mike në Kosovë.Por, mbyllja e votimit për president vetëm tre minuta pas mesnatës, po tentohet të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese.Avokati Arianit Koci ka nisur një njoftim në këtë gjykatë se nuk është respektuar afati për zgjedhjen e presidentit. Megjithatë, njoftimi nuk mund të prodhojë efekt juridik, e Koci nuk është as palë e autorizuar për të dërguar lëndë në Gjykatën Kushtetuese.Me aktgjykim, Kushtetuesja kishte vendosur që nga 7 gushti deri më 6 tetor është periudha kur duhet të zgjidhet presidenti. E mbyllja e votimit tre minuta pas mesnatës, mund të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 8 ditësh vetëm nga dhjetë deputetë ose nga presidenti i vendit.Justina Shiroka Pula deri tash ka qenë kryetare e Akademisë së Shkencave të Kosovës. Ajo ka shërbyer si Ministre e Energjisë dhe Minierave në Qeverinë e Kosovës gjatë viteve 2008–2011, si dhe ishte deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së gjatë viteve 2011–2014. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #JustinaShirokaPula#Kosove#TopChannelNews