Перейти к содержимому

Top Channel/ Dy ditë pas ngordhjes së peshqve në rezervuarin e Kasharajt, nis dezinfektimin i zonës

Top Channel Albania

0:00 / 0:00

Top Channel/ Dy ditë pas ngordhjes së peshqve në rezervuarin e Kasharajt, nis dezinfektimin i zonës

383 просмотра · 3 часа назад
Top Channel Albania
3,3 млн подписчиков
383 просмотра · 3 часа назад
Droni i Ministrisë së Bujqësisë është ngritur mbi hapësirën e prekur, ku ndodhen gjallesa e ngordhura, dhe ka nisur spërkatjen e vatrave të mbushura me peshq. Ndërhyrja synon dezinfektimin e zonës dhe trajtimin e hapësirave të prekura nga situata. Ndërkohë, situata në rezervuarin e Kasharajt vijon të mbetet e rënduar, ndërsa autoritetet po monitorojnë zonën. Në operacion janë angazhuar forcat e ushtrisë dhe punonjës të Bashkisë Lushnje. Thasët me gjallesat e ngordhura do të groposen në ish-fushën e aviacionit në Pluk, një hapësirë e cila, sipas bashkisë, është miratuar dhe studiuar nga specialistët përkatës. Shkarkimi i ujit të rezervuarit ka nisur për shkak të një investimi që do të kryhej nga bashkia për përforcimin e shkarkuesit të ujit. Në vitin 2024, Komiteti i Digave kishte përcaktuar rrezik për çarje të kësaj dige. Firma e cila do të kryente punimet, ka nisur shkarkimin rreth gjashtë muaj më parë. Sipas autoriteteve, ajo që nuk dihej ishte sasia e peshkut që ndodhej në rezervuar, si dhe vendosja e rrjetës që bllokonte hyrjen shkarkuese. Sipas Ferdinand Dervishit, përgjegjës i Bordit të Drejtorisë së Ujitjes dhe Kullimit Fier, vlera e projektit është 330 milionë lekë të vjetra dhe afati i parashikuar për rehabilitimin e shkarkuesit të rezervuarit është 120 ditë. Autoritetet vijojnë ndërhyrjen për pastrimin e rezervuarit dhe largimin e gjallesave të ngordhura, ndërsa hetimi pritet të përcaktojë shkaqet dhe përgjegjësit për ngordhjen masive të peshqve. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/ Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK For more content from click HERE: www.top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH #MinistriaeBujqesise#Dezinfektimi#TopChannelNews